Politika 28 September 2024, 10:02 Nga VNA

Skandali tek “Onkologjiku”/Rama paralajmëron ndryshime në sistemin shëndetësor

Ndaje në Whatsapp
Skandali tek “Onkologjiku”/Rama paralajmëron ndryshime në

Dy muaj pas skandalit të plasur në spitalin Onkologjik në Tiranë, kryeminsitri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në sistemin shëndetësor, konkretisht në menaxhim. Deklaratat kreu i qeverisë i bëri në podcatin “Flasim”, me të ftuar mjekun Kita Sallabanda. Ai u shpreh se ajo që ndodhi atje, ishte tregues që sistemi ka nevojë për përmirësim. “Ajo që ndodhi tek Onkologjiku ishte shumë prekëse, pra ishte tregues që kemi nevojë të përmirësojmë sistemin, mënyrën e menaxhimit. Kemi mjekë shumë të mirë, nuk diskutohet. Kur të del një rast si ai, ose si i Sanatoriumit një infermiere atje në kohën e pandemisë, janë raste që godasin besim tek sistemi. Spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë vitet e fundit, kanë kujtimet e të shkuarës. Nuk kanë pasur nevojë të shkojnë, e thonë: ku ka spitale. Kam dëgjuar profesorë të huaj që thonë: Nuk e besojmë dot që ka një spital në Shqipëri si ai i sëmundjeve të brendshme. Mundohem të jem realist. Po e pashë unë gri nuk i vjen e keqja njeriu, po e pashë rozë mund të sjellë rozë”, tha ai.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme