Politika 27 September 2024, 19:02 Nga VNA

Spiropali anulon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pasi grupi parlamentar i PD vendosi ndërprjen e marrëdhënieve me Kuvendin

Ndaje në Whatsapp
Spiropali anulon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pasi grupi

Pas paralajmërimit të grupit parlamentar të PD se do të ndërpresë çdo marrëdhënie institucionale me mazhorancen, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka anuluar Konferencën e Kryetarëve.

Mbledhja që ishte parashikuar të hënën, do të zhvillohet në një moment tjetër, ndërsa ende nuk ka një datë.

Grupi i PD-së Gazment Bardhi tha sot në një konferencë për media se ndërprerja e marrëdhënieve me shumicën socialiste në Kuvend, vjen si pasojë e dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg për kallëzim të rremë.

Vendimi:

PËR ANULLIMIN E MBLEDHJES TË KONFERENCËS SË KRYETARËVE, DATË 30.9.2024, ORA 12:30

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, të Rregullores së Kuvendit,

URDHËROJ:

Anullimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të thirrur në datën 30.9.2024, ora 12.30.

Mbledhja e parashikuar për tu zhvilluar më datë 30.9.2024, do të zhvillohet në një datë të mëvonshme.

Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për shpërndarjen me anë të postës elektronike zyrtare të urdhrit për anullimin e mbledhjes për anëtarët e Konferencës së Kryetarëve.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme