Politika 27 September 2024, 16:04 Nga VNA

Salianji vetëdorëzohet në Polici/PD bojkot Parlamentit. Protestë në 6 Tetor

Ndaje në Whatsapp
Salianji vetëdorëzohet në Polici/PD bojkot Parlamentit.

Pas vendimit të gjykatës së Apelit, deputeti i PD, Ervin Salianji do të paraqitet këtë pasdite pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ndërkohë, mbështetësit e PD kanë njoftuar organizimin e një proteste para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Pas vendimit të Salianjit, Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD, në një konferencë për mediat nga selia e kësaj partie, tha se vendimi i Apelit ndaj deputeti Ervin Salianji është politik dhe i urdhëruar nga Edi Rama.

“Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar dua të ndaj me ju qëndrimin e grupit lidhur me vendimin e djeshëm politik të urdhëruar nga Edi Rama, dhe të shkruar dhe të shpallur nga një Gjykatë Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm. Ky është një akt i mirëfilltë hakmarrjeje të grupeve kriminale ndaj një deputeti të opozitës që ka pasur guximin ti drejtojë gishtin lidhjeve të grupeve kriminale me pushtetin e Edi Ramës”, tha Bardhi.

Në këtë kuadër, Bardhi tha se Grupi Parlamentar në mënyrë unanime vendosi ngujimin pa afat dhe pa ndërprerje të deputetëve në selinë e PD-së. Në këtë rast jemi të detyruar të respektojmë vendimin personal të deputetit Ervin Salianji, i cili ka vendosur që të përballet me të keqen, pa prova, pa fakte, me burgun politik që i ka caktuar Edi Rama. Kjo sakrificë duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për secilin prej nesh”, tha Bardhi. Ai tha se nga ky moment nuk do të ketë asnjë marrëdhënie normale institucionale me mazhorancën e komanduar nga Edi Rama. Bardhi u shpreh se do të ketë një përshkallëzim të aksionit opozitar, duke nisur nga data 6 tetor. “Kjo nuk është betejë që ne demokratët e bëjmë për partinë, por e bëjmë për Shqipërinë”, tha Bardhi.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme