Politika 26 September 2024, 22:47 Nga VNA

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, caktohet data 6 tetor protestë kombëtare

Ndaje në Whatsapp
Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, caktohet data 6 tetor

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku është vendos që në datën 6 tetor të zhvillohet protestë kombëtare.

Kreu i PD, Sali Berisha, u kërkoi anëtarëve që të angazhohen nga mëngjesi deri në darkë që të ndalet poshtërimi i opozitës.

“Prandaj, të dashur miq, të lëmë çdo gjë. Nga mëngjesi gjer në darkë t’i përkushtohemi betejës. Nuk jemi ne opozitë për t’u mposhtur në këtë mënyrë. Nuk jemi ne opozitë për t’u mposhtur nga një kryebandit. Nga një kryehajdut që kombi nuk e ka pasur në histori si Edi Rama.

Nuk jemi ne si opozitë për t’u mposhtur nga bandat e qeverisë. Ndaj dhe të themi ndal tani, është radha jonë. T’i kthehemi këtij regjimi, t’i kthehemi ditë për ditë, t’i kthehemi gjer në fitore. Të lëmë çdo gjë, Salianji është secili prej jush.

Ervin Salianji bëri detyrën që kishin detyrë secili prej nesh. Ervin Salianji që u dënua sot nga Geron Xhafa, prestanom i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, u dënua në mënyrë që ne të mos çelim më gojën. U dënua që të na thonë se fatin e tij do pësoni po na sulmuat. Atëherë o burra në shesh në një betejë të pandalshme.

Ndaj dhe cilido që mendon ndryshe, do respektohet mendimi i tij. Por një gjë, opozita kaq e fuqishme nuk mundet kurrë të poshtërohet, të nënshtrohet, të pranojë shtypjen. Nuk del kurrë në klandestinitet, por i qëndron dhëmb për dhëmb kriminelëve, bandave, kujtdo” – tha Berisha.

Ndërsa sekretari i PD, Flamur Noka tha se duhet të zhvillohen protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të porteve dhe universiteteve.

“Protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të porteve, aeroporteve dhe universiteteve”, mësohet të ketë thënë Noka.

 

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme