Politika 26 September 2024, 20:00 Nga VNA

Dënimi me burg i Salianjit/ Berisha: Është shpallje lufte ndaj opozitës

Ndaje në Whatsapp
Dënimi me burg i Salianjit/ Berisha: Është shpallje lufte ndaj

Dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg nga Apeli, për veprën penale kallëzim të rremë, sipas kryetarit të PD, Sali Berisha, është një shpallje lufte ndaj opozitës.

Sipas ish-kryeministrit, vendimi për Salianjin rasti i parë në historinë e botës, që një kallëzim i vërtetë shpallet kallëzim i rremë.

Berisha gjithashtu tha se kjo është goditja e radhës që kreu i narkoshtetit shqiptar i bën opozitës shqiptare

“Dënimi i sotëm, goditja e radhës që kreu i narkoshtetit shqiptar i bën opozitës shqiptare. Deputeti Ervin Salianji, të cilin sot Edi Rama, Geron Xhafa, Fatzi Xhafa, e dënuan me një vit burg, sepse guxoi të përballej dhëmbë për dhëmbë, pa u tutur, me guxim qytetar, me krimin, me klanin më të fuqishëm të drogës së Vlorës, Geron dhe Fatmir Xhafën. Sot, Geron Xhafa, ky trafikant ndërkombëtar droge, i dënuar në Itali, në gjykim në Venezuelë, feston fitoren e tij mbi denoncuesin publik, deputetin e opozitës, Ervion Salianji. Ervin Salianji sot u dënua në një akt shpallje luftë opozitës shqiptare, nga Edi Rama, me akuzën kallëzim i rremë. Është rasti i parë në historinë e botës, që një kallëzim i vërtetë shpallet kallëzim i rremë.

Ervin Saliani u arrestua sot sepse provoi me zë dhe dokumente se Geron, ky baron droge, ky kriminel i pashpirt, drejtonte trafiqet nga Porti i Vlorës, ndërkohë kur kërkohej për të bërë burgun, dënimin në Itali, për krimin që kishte kryer në këtë vend. Dënimi i sotëm, goditja e radhës që kreu i narkoshtetit shqiptar i bën opozitës shqiptare” - tha Berisha.

Lexo gjithashtu

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme