Politika 26 September 2024, 19:41 Nga VNA

Vijojnë replikat mes Ramës dhe Bardhit, deputeti i PD: Fatmir Xhafaj për karrigen e pushtetit dorëzoi në burg vëllain me duart e tij, tashmë është radha e Ramës

Ndaje në Whatsapp
Vijojnë replikat mes Ramës dhe Bardhit, deputeti i PD: Fatmir Xhafaj

Vijojnë replikat mes kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg.

Bardhi i është përgjigjur sërish Ramës duke thënë se e shqetëson e vërteta dhe se nuk mbulon dot diellin me shoshë me fjalorin e tij të pështirë. Ai më  tej shkruan se një nga pasionet e fundit të Ramës është burgosja e deputetëve të opozitës.

Duke përdor ironi deputeti i PD thotë se Fatmir Xhafaj për karrigen e pushtetit e dorëzoi në burg të vëllain me duart e tij dhe tashmë është radha është e Ramës të bëjë të njëjtën gjë.

Reagimi i Bardhit:

Një qetësues për Kryeministrin e bandave!

E kuptoj që një nga pasionet e fundit të Edi Ramës është burgosja e deputetëve të opozitës. Është tundimi i çdo politikani, pushteti i të cilit nuk vjen nga vota, por nga krimi dhe korrupsioni.

E kuptoj pse nuk përmbahet edhe kur e ngjyen penën në llumin e tij personal dhe politik. Edi Ramën e shqetëson e vërteta! Ai s’mbulon dot diellin me shoshë me fjalorin e tij të pështirë.

Faktet janë se:

Edi Rama është Kryeministri i vetëm në botë që bëri Ministër të Brendshëm vëllanë e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!

Edi Rama është i vetmi Kryministër në botë që akuzohet nga zëvendësi i tij se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emërojë Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të SHISH.

Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që ka vëllanë të dyshuar si trafikant droge. (Kallëzimi im në SPAK, në çdo formë që ti e quan, nuk e ndryshon dot faktin se Olsi Rama përdori makinën e trafikantëve të drogës në të njëjtën kohë që ata ngritën laboratorin e drogës në vitin e parë të qeverisjes së vëllait kryeministër – Procedimi 84, viti 2024).

Edi Rama është i vetmi Kryeministër në Europë që trafikantët e drogës, vrasësit dhe përdhunuesit i bëre deputetë dhe kryebashkiakë.

Kurdo që ta ngjyejë bojën ose të fusë kokën në llumin e vet të pështirë Edi Rama nuk duhet të harrojë një mësim të vyer të historisë së njerëzimit:

Diktatorët nuk zgjasin përgjithmonë!

P.s: Ka Geroni vëlla; por ka edhe Olsi! Madje ka një vëlla jo vetëm frikacak e të paftyrë, por edhe tërësisht vulgar e me nervat jashtë kontrollit! Fatmir Xhafaj e kreu detyrën me shumë “dinjitet”, aq sa për karrigen e pushtetit e dorëzoi në burg të vëllain me duart e tij, vetëm që të mos ballafaqohej me Ervin Salianjin në gjykatë! Taksirat e ke, si vëlla i mirë që je, dhe si zyrtar po me aq “dinjitet”, bëj edhe ti të njëjtën gjë! Por kujtohu, Fatmir Xhafajt nuk i mjaftoi për të qëndruar në pushtet dhe as ty nuk do të mjaftojë!

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme