Politika 26 Shtator 2024, 17:39 Nga VNA

Saga Babale/ Minutë pas minute, çfarë ndodhi në procesin ndaj Ervin Salianji, nga batutat me gazetarët, dënimi me burg e deri tek akuzat për sulm politik

Ndaje në Whatsapp
Saga Babale/ Minutë pas minute, çfarë ndodhi në procesin

Deputeti demokrat Ervin Salianji mbërriti në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm pak minuta përpara orarit zyrtar të seancës gjyqësore, gjatë së cilës do të njihej me verdiktin final për fatin e tij. Në përfundim të një procesi të zvarritur prej vitesh, ai u dënua me 1 vit burgim për të ashtuquajturën çështja "Babale". Salianji pritet të shkojë prapa hekurave, sapo të lëshohet urdhri i ekzekutimit të vendimit. Ai shoqërohej nga shumica dërrmuese e deputetëve të opozitës, si dhe një grup mbështetësish. Pas një pritjeje disa minutëshe në ambientet e jashtme, Salianji hyri në sallën e gjyqit, ku shkëmbeu edhe batuta me gazetarët. “Qenke veshur si për burg”, i tha një prej gazetarëve. “Jam përgatitur”, ia ktheu Salianji.

Treshja gjykuese e kryesuar nga Elona Toro dhe anëtarët Iliba Bezati dhe Gent Shala njoftuan sapo çelën seancën se avokati i Geron alias Agron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, kishte paraqitur pranë sekretarisë një vendim të vitit 2018 të Gjykatës për Krime të Rënda. Vendimi lidhej me një hetim të hapur për trafik droge pas publikimit të një audiopërgjimi ku pretendohej se fliste për çështje droge Geron Xhafa, vëllai i ish-ministrit. Audiopërgjimin e bëri publik Salianji gjatë një konference të mbajtur në selinë e PD-së në 2017.

Në këtë mënyrë, avokatët e Geron Xhafës tentonin të bindnin gjykatën se dyshimet për trafik droge ndaj vëllait të ish-ministrit Xhafa ishin shuar plotësisht, sepse kështu kishte firmosur gjykata. Thelbi ishte që i njëjti vendim, sipas avokatëve të Salianjit, ishte bërë pjesë e dosjes së tij nga gjykata e Tiranës. Një pasazh i këtij vendimi ishte përdorur si argument në vendimin e fajësisë për deputetin. Salianji pretendonte për shkelje të rënda. Avokatët kundërshtuan marrjen si provë të këtij vendimi, ndërsa prokurori tha se e lë në dorë të gjykatës.

Trupa gjykuese vendosi ta rihapë shqyrtimin gjyqësor dhe ta pranojë vendimin si provë. Ndërsa avokatët e deputetit këmbëngulnin se kaq mjafton që vendimi i shkallës së parë të konsiderohet nul.

Pasi u tërhoqën për 10 minuta në dhomën e këshillimit, gjykata shqiptoi verdiktin, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Pra, dënoi me 1 vit burg Ervin Salianjin.

Gazmend Bardhi akuzoi gjykatën se po dënon deputetët e opozitës padrejtësisht. “Të gënjen mendja se duke dënuar opozitën do shkosh në Gjykatën e Lartë", u shpreh Bardhi, duke iu drejtuar trupës gjykuese.

Ervin Salianji doli më pas para medias dhe e cilësoi dënimin një sulm politik dhe hakmarrje nga Fatmir Xhafa.

Tani pritet që Salianji të shkojë drejt qelisë. Hetimi ndaj tij nisi pas kallëzimit të Geron Xhafës, i cili, pas denoncimit të Salianjit, u vetëdorëzua në Itali dhe vuajti një dënim për çështje droge.

Në audiopërgjimin ku pretendohej se fliste Geron Xhafa, sipas prokurorisë, bashkëbisedonin Albert Veliu, i njohur si Babalja, dhe Fredi Alizoti, që imitonte zërin e vëllait të ish-ministrit. Sipas hetuesve, e gjithë historia u inskenua për të dëmtuar imazhin e Fatmir Xhafës.

Thuajse 8 vite më vonë, Geron Xhafa është në liri, pasi përfundoi dënimin me burg. Ervin Salianji pritet të shkojë në qeli.

Arkitekti i reformës në drejtësi, Fatmir Xhafa, i cili u shkarkua si ministër i Brendshëm nga Edi Rama pak kohë pasi vetëdorëzoi vëllain në burg në Itali, sot është në krye të një komisioni anti-SPAK.

Video

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka përshkallëzuar retorikën ndaj Kubës, duke thënë se pret të ketë “nderin” për ta “marrë Kubën”. Duke folur me gazetarët, Trump la të kuptohet se beson që Shtetet e Bashkuara “mund të bëjnë çfarë të duan” me Kubën. Këto deklarata vijnë në një kohë kur Uashingtoni dhe Havana kanë nisur bisedime me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të tyre kryesisht të tensionuara, të cilat kanë arritur një nga momentet më të kontestuara në 67 vite, që nga rrëzimi i një aleati të ngushtë të ShBA-së nga Fidel Castro.

Pas 35 vitesh ja kush sfidon seriozisht Sali Berishën për postin e kryetarit të PD…

Ish numri dy i AKSHIT Hava Delibashi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë. Delibashi ndodhet aktualisht në arrest shtëpie pasi dyshohet si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Kryeministri Rama ka qenë sot në Vlorë, ku është takuar me deputetët e zonës dhe kryetaren e bashkisë. Pamjet e siguruara nga VNA flasin qartë për nota nervozizmi në bisedën mes tyre, në dalje të një lokali ku u zhvillua takimi.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme