Politika 26 September 2024, 12:35 Nga VNA

Fredi Beleri, denoncon shtetin Bektashi në Komisionin Europian

Ndaje në Whatsapp
Fredi Beleri, denoncon shtetin Bektashi në Komisionin Europian

Fredi Beleri, tashmë si eurodeputet, pritet të denoncojë krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri. Mediat greke shkruajnë se Beleri i ka drejtuar Komisionit Evropian, në cilësinë e eurodeputet i Partisë Popullore Evropiane dhe i Demokracisë së Re, anëtar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri,  planet e  Shqipërisë për të krijuar një shtet të pavarur, fetar mysliman në Tiranë, të cilat u shpallën të dielën (22.09) nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga Kryeministri i vendit, Edi Rama.

Z. Beleri thekson në pyetjen e tij se "shteti autonom dhe i pavarur do të quhet 'Shteti Sovran i Urdhrit të Bektashinjve'", duke shtuar se "do të ketë dokumentet e tij diplomatike, kufijtë, por edhe një strukturë administrative të veçantë".

Pas kësaj, eurodeputeti i PPE-së dhe i Demokracisë së Re pyet Komisionin nëse krijimi i këtij shteti shkel marrëveshjet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe për veprimet diplomatike që do të ndërmarrë Komisioni për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në vendin fqinj.

Në vijim është teksti i plotë i pyetjes:

Planet e Shqipërisë për të krijuar një shtet të pavarur, fetar mysliman në Tiranë u shpallën të dielën, më 22.09.2024, nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sipas informacioneve të deritanishme, shteti autonom dhe i pavarur do të quhet "Shteti Sovran i Urdhrit të Bektashinjve", ndërsa do të ketë dokumentet e tij diplomatike, kufijtë dhe një strukturë administrative të veçantë. Në shtetin e ri (brenda shtetit shqiptar) do të kenë nënshtetësi vetëm myslimanët shiitë, anëtarë të komunitetit fetar sufi.

Pyetjet e Belerit drejtuar KE: -Cili është qëndrimi i Komisionit për këtë shtet potencialit dhe a i shkel krijimi i tij kushtet e dakorduara për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë? Nëse po, çfarë kriteresh shtesë mund të vendosen? -A është krijimi i një shteti të tillë pa zgjedhje në përputhje me kriteret politike të Kopenhagës që duhet të përmbushë çdo vend për funksionimin e institucioneve që garantojnë demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut, respektimin dhe mbrojtjen e pakicave? -Çfarë lëvizjesh diplomatike synon të bëjë Komisioni për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri?

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme