Politika 25 September 2024, 18:21 Nga VNA

Diskutimet për shtetin sovran të Bektashinjve: Mbështetje e fortë nga Rama, heshtje nga Kryegjyshi

Ndaje në Whatsapp

Prej katër ditësh, opinioni publik po diskuton projektin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të Bektashinjve në Tiranë. Iniciativa u bë publike pas një artikulli të gazetës prestigjioze New York Times, e cila kishte intervistuar Kryegjyshin, Dede Edmond Brahimaj, dhe kryeministrin Edi Rama.

Megjithatë, duke marrë parasysh intensitetin e diskutimeve në media dhe reagimet e njëpasnjëshme të kryeministrit, duket se ky projekt ka më shumë mbështetje dhe publicitet nga ana e Ramës sesa nga vetë komuniteti Bektashi. Kjo vjen edhe si pasojë e faktit që shumë nga pyetjet e ngritura rreth këtij projekti mbeten pa përgjigje, ndërsa Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Dede Edmond Brahimaj, ende nuk është prononcuar publikisht për të sqaruar se çfarë përfshin dhe si do të realizohet kjo nismë.

Sipas një vëzhgimi të VNA në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, i vetmi reagim i deritanishëm është një deklaratë e datës 22 shtator, ku shprehet mbështetja për nismën.

Pas kësaj, postimet e tjera kryesisht përfshijnë reagimet e kryeministrit Rama dhe komente nga analistët në media që e mbështesin projektin.

[video width="480" height="832" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/09/WhatsApp-Video-2024-09-25-at-6.25.30-PM.mp4"][/video]

 

Heshtja e Kryegjyshit, Dede Edmond Brahimaj, ngre pikëpyetje, sidomos nëse ky projekt ka rëndësi për komunitetin Bektashi.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme