Politika 25 September 2024, 13:34 Nga VNA

SPAK mbyll hetimet për dosjen Partizani/ Berisha sulmon diplomatët amerikanë dhe prokurorët

Ndaje në Whatsapp
SPAK mbyll hetimet për dosjen Partizani/ Berisha sulmon diplomatët

SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen "Partizani", një vendim që ka shkaktuar reagime të forta nga Sali Berisha. Nga arresti shtëpiak, ai organizoi një konferencë për media ku sulmoi ashpër diplomatët amerikanë Gabriel Escobar dhe Yuri Kim, duke i akuzuar ata për përfshirje në një proces politik të motivuar nga korrupsioni.

Berisha e cilësoi vendimin si një akt të paprecedent, duke e quajtur një “piramidë mashtrimesh dhe falsifikimesh.” Ai akuzoi prokurorët se kishin manipuluar dhe fshirë dokumente zyrtare për të mbështetur hetimin ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit, duke shkelur në mënyrë të rëndë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Ky proces politik erdhi pas kërkesës së përsëritur të diplomatëve të korruptuar, që kërkuan persekutimin tim", -tha Berisha, duke shtuar se kishte denoncuar publikisht aktet korruptive të Yuri Kim. Ai e akuzoi Edi Ramën se kishte kërkuar hapur ndjekjen e tij në asamblenë e partisë, duke theksuar se ky veprim është një shenjë e qartë e abuzimit të pushtetit.

Berisha përfundoi fjalën e tij duke shprehur angazhimin për të denoncuar çdo akt të paligjshëm që e ndjek atë dhe për të kërkuar drejtësi për veten dhe qytetarët që e kanë zgjedhur.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme