Politika 24 September 2024, 22:06 Nga VNA

Projekti i shtetit Bektashi në Tiranë, Berisha: Skenari erdhi nga Beogradi, kam folur dhe me Baba Mondin

Ndaje në Whatsapp
Projekti i shtetit Bektashi në Tiranë, Berisha: Skenari erdhi nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në tubimin e sotshëm poshtë shtëpisë së tij ka folur për propozimin e Ramës për shtetin e Bektashinjve në Tiranë. Berisha u shpreh se  është një thikë e tmerrshme pas shpine për besimtarët myslimanë shqiptarë.

“Ai shpalosi këto ditë propozimin e një shteti të Islamit të moderuar, kryekëput një thikë e tmerrshme pas shpine për besimtarët myslimanë shqiptarë, për të gjithë besimtarët e Zotit. Një thikë e madhe pas shpine ndaj kombit shqiptar. Një thikë e madhe pas shpine ndaj Kushtetutës dhe rendit të saj.

Nga themelimi i shtetit shqiptar gjer sot, ka pasur një parim, një shtyllë kryesore mbi të cilën është ndërtuar: feja dhe shteti janë të ndara dhe të pavarura nga njëri-tjetri. Fetë e shqiptarëve janë ushqimi shpirtëror i tyre. Janë frymëzimi hyjnor dhe shpirtëror i tyre që nuk është e vërtetë që i ka ndarë, por me harmoninë që kanë treguar me njëri-tjetrin, janë bërë shembull i ndritshëm në të gjithë botën”.

Ish-kryeministri gjithashtu tha se skenari për këtë projekt ka ardhur nga Beogradi dhe për këtë folur edhe me Baba Mondin.

“Ky akt, i cili ka synimet më të liga, më antishqiptare, shkelmon pra parimin e sekularizmit, e unitarizmit të shtetit shqiptar. Ky skenar erdhi nga Beogradi, erdhi nga Vuçiçi. Ky skenar ka vetëm një qëllim, thikë pas shpine, përçarje fetare. Tre ditë më parë, në mënyrën më miqësore, e njoftova të respektuarin Baba Mondi, kujdes se e ka për veten e tij. Se përbën një thikë pas shpine, në radhë të parë kundër bektashinjve, që janë frymëzim për atdhetarinë e tyre që kanë aq kontribute në identitetin tonë kombëtar, që kanë aq kontribute në tolerancën dhe mirëkuptimin” – tha Berisha.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme