Politika 24 September 2024, 19:42 Nga VNA

Propozimi për sovranitet të Urdhrit Bektashi, shoqatat fetare protestë para KMSH

Ndaje në Whatsapp
Propozimi për sovranitet të Urdhrit Bektashi, shoqatat fetare

Shoqatat fetare dhe shoqëria civile kanë protestuar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për krijimin të një shteti sovran të “Urdhrit Bektashi”.

Një grup shoqatash islame, përfshirë Mexhlis, TUMED, Thirrja në Mirësi, Unioni Shqiptar i Teologëve dhe Palestina e Lirë, po protestojnë sot para Komunitetit Musliman, nën sloganin “Jo në emrin tim”.

Në fjalën e tij një prej përfaqësuesve të protestës sot, tregoi arsyet kundër ngritjes së shtetit bektashi.

“Baba Mondi, ky person nuk përfaqëson myslimanët bektashi shqiptare. Ai është bërë levë dhe mashë në duart e Izraelit. Ai merr pjesë në takimet me përfaqësues të Izraelit dhe i falenderon për mirësitë. Teqen e bektashinjve e ka bere salle pritje për oficerët dhe ushtarët izraelit.

Bashkë me kryeministrin Rama u përzi në projekt të rrezikshëm tradhëtie për kombin dhe shtetin shqiptar. Projekt që nuk i dihet nga e ka burimin. Shtet brenda shteti me bazë fetare shkel kushtetutën dhe cënon harmoninë fetare” - shprehet Florian Arapi.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme