Politika 25 September 2024, 13:15 Nga VNA

Berisha: Diskutimet me Noken dhe Metën për Qeveri Teknike. Meta nuk ka nevojë për shpërblim

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Diskutimet me Noken dhe Metën për Qeveri Teknike. Meta nuk ka

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimin e fundit me deputetin Noka dhe Ilir Meta, duke theksuar se ai ishte në kuadër të aksionit opozitar dhe protestave që pritet të organizohen. Sipas Berishës, theksi i diskutimeve ka qenë kërkesa për krijimin e një qeverie teknike.

“Janë diskutime, nuk ka një projekt të dorëzuar. Diskutimet janë të përqendruara te protestat dhe kërkesat për qeveri teknike,” deklaroi ai. Berisha ka nënvizuar rëndësinë e këtyre bisedimeve në përpjekjet e opozitës për të sfiduar qeverinë aktuale dhe për të kërkuar ndryshime në qeverisje.

Sa i përket një shpërblimi të mundshëm për Metën nëse fitohen zgjedhjet, ai shtoi: “Ilir Meta nuk ka nevojë për shpërblim. Ilir Meta është i konsoliduar, partia e tretë më e madhe e vendit. Se cili do të jetë koalicioni, jo shpërblim, por me interes të përbashkët bilateral, do të shqyrtohet në kohërat që vijnë”.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme