Politika 25 September 2024, 08:12 Nga VNA

Shteti Bektashi në Shqipëri/ Rama nuk heq dorë: Reagimi ka kaluar kufijtë e fantazive

Ndaje në Whatsapp
Shteti Bektashi në Shqipëri/ Rama nuk heq dorë: Reagimi ka kaluar

Edi Rama ka mbrojtur sërish idenë e tij për krijimin e shtetit bektashi. Në një reagim në X, kryeministri ka shprehur keqardhje për komunitetin bektashi, që sipas tij, nuk ka hapësirat dhe mundësitë e komuniteteve të tjera.

Gjithsesi, sipas tij, nga ideja deri te jetësimi i saj ka një kohë të gjatë për të sqaruar gjithçka dhe një proces të plotë publik e legjislativ që duhet të zhvillohet, kështu që nuk ka asnjë ngut dhe asnjë nevojë për polemika të kota.

Në fakt, ide të tilla shpërthyese zakonisht Rama i bën publike afër ndonjë skandali që përfshin qeverinë e drejtuar prej tij. Një situatë e ngjashme ndodhi edhe me idenë e amnistisë fiskale, të cilën ai e mbrojti fort, edhe pse pati kundërshtime nga brenda vendit dhe nga ndërkombëtarët. Gjithsesi, një temë me karakter fetar është më e ndjeshme për publikun dhe nxit reagime të shumta dhe të ndryshme. Kjo ka çuar narrativën politike të dités drejt bektashinjve, ndërkohë që çështje të rëndësishme si korrupsioni dhe kapja e drejtësisë duket se po lihen mënjanë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme