Politika 25 September 2024, 12:27 Nga VNA

"Akt i paprecedentë"/ Prokuroria dorëzon dosjen Partizani, Berisha akuzon Ramën

Ndaje në Whatsapp
"Akt i paprecedentë"/ Prokuroria dorëzon dosjen Partizani,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas dorëzimit të dosjes nga Prokuroria e Posaçme lidhur me klubin “Partizani”. Ai e ka quajtur këtë veprim një “akt të paprecedentë” dhe një rezultat të një “piramide mashtrimi” dhe falsifikimi dokumentesh.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si “kreun e narkoshtetit shqiptar”, duke e lidhur atë me korrupsionin pasiv për veten dhe akuzat për larje parash për dhëndrin e tij. “Sot, Rama, Altini i pyetjes 1 milion euro dhe 3 apartamenteve, ndrikulla e bandave të rrezikshme, dorëzuan avokatëve të mi në mënyrë përfundimtare dosjen për klubin Partizani me akuzën për korrupsion pasiv për mua dhe të njëjtën, plus larje parash për dhëndrin tim,” tha ai.

Berisha e përshkroi këtë situatë si një nga veprat më të shëmtuara të narkoshtetit në Shqipëri, duke shtuar se ata që porositën hetimet nuk gjetën asnjë provë që i fajësonte. “Atyre do u mbetet turpi për aktet e tyre,” përfundoi ai.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme