Politika 26 Shtator 2024, 09:11 Nga VNA

The telegraph/ Ish-kryeministri i Shqipërisë shpenzoi 400 mijë paund në betejën ligjore për të hyrë në Britani

Ndaje në Whatsapp
The telegraph/ Ish-kryeministri i Shqipërisë shpenzoi 400 mijë

Sali Berisha, 79 vjeç, u përjashtua nga Britania nga Priti Patel për shkak se kishte "lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar". Ish-kryeministri i akuzuar për korrupsion në Shqipëri ka shpenzuar mbi 400,000 £ për të luftuar ndalimin e tij nga hyrja në Britani. Sipas Priti Patel, ai kishte "lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë" që përbënin kërcënim për sigurinë publike në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri.

Berisha ka qenë president i Shqipërisë nga viti 1992 deri në 1997 dhe kryeministër nga 2005 deri në 2013. Aktualisht është udhëheqës i Partisë Demokratike të opozitës. Në dhjetor të vitit të kaluar, një gjykatë shqiptare vendosi që Berisha të vendoset në arrest shtëpiak, pasi po hetohej për abuzim me detyrën për të përfituar dhëndri i tij.

Berisha i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se ato janë orkestruar nga kryeministri aktual, Edi Rama. Ai apeloi kundër urdhrit të përjashtimit në një tribunal të veçantë të imigracionit, por ai u hodh poshtë me arsyetimin se ishte e drejta sovrane e Mbretërisë së Bashkuar të kontrollojë hyrjen përmes kufijve të saj.

### Akuzë për ‘korrupsion pasiv’

Nga dokumentet në Shqipëri është zbuluar se Berisha ka shpenzuar mbi 500,000 € për të punësuar avokatë në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar çështjen e tij. Një burim në Shqipëri, që ka parë dosjen, tha: "Për qëllimin e kësaj apeli në SIAC (Komisioni i Veçantë i Apelimeve për Imigracion), vajza e tij nga llogaria e saj bankare në vitin 2022 ka bërë një pagesë prej 72,000 €. Më pas, në vitin 2023, një pagesë prej 250,000 € dhe pagesa e fundit prej 200,000 €."

Nuk ka sugjerime se vajza e tij është përfshirë në ndonjë nga akuzat për korrupsion. Këto dokumente kanë dalë në një dosje prej rreth 500 faqesh si pjesë e çështjes që po hetohet nga Gjykata e Posaçme për korrupsion dhe krim të organizuar (SPAK).

### Kërcënim akut për Britaninë

Çështja e Berishës çoi në zbulime se Zyra e Jashtme dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar kanë nisur një projekt sekret për të ndaluar bosët e krimit shqiptar të operojnë në Britani. Qëllimi është të dobësohet kërcënimi që paraqesin grupet e krimit të organizuar dhe të mbrohen interesat e Britanisë në rajon.

Një dokument ligjor i Ministrisë së Brendshme nuk e përmend Berishën, por përshkruan bandat shqiptare si një "kërcënim akut" për Britaninë, duke theksuar se ata janë lojtarë të rëndësishëm në tregun e kokainës dhe të përfshirë në krime të rënda si trafikimi i qenieve njerëzore dhe i drogës. Bandat shqiptare po ashtu ndihmojnë politikanët në fushata zgjedhore duke blerë vota dhe duke kërcënuar votuesit.

Ky projekt synon të prishë lidhjet midis politikës dhe krimit duke koordinuar veprime kundër personave të ekspozuar politikisht nga të gjitha palët e politikës shqiptare.

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme