Politika 25 September 2024, 21:39 Nga VNA

Mandati i Olta Xhaçkës në Komisionn e Venecias, Alibeaj: Kërkesa është bërë nga Elisa Spiropali, jo nga Kuvendi

Ndaje në Whatsapp
Mandati i Olta Xhaçkës në Komisionn e Venecias, Alibeaj:

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj përgjigjes së Komisionit të Venecias, i cili informoi Kuvendin se kishte pranuar kërkesën për vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi mandatin e Olta Xhaçkës. Komisioni i Venecias, në letrën e tij, thekson se ka pranuar kërkesën e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë. Ndërkohë, Alibeaj shprehet se kërkesa është bërë nga kryetarja Elisa Spiropali në cilësinë e përfaqësueses së PS-së dhe jo të Kuvendi i Shqipërisë.

Alibeaj vijon duke thënë se Republika ka rënë dhe krizën kushtetuese e ka shkaktuar kryeministri Edi Rama, pasi vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të ishin zbatuar që pas nxjerrjes së vendimit të parë.

"Për sa më përket, kjo letër dhe ai që e ka nënshkruar nuk më përfaqësojnë. Kërkesa është bërë nga Elisa Spiropali si përfaqësuese e PS-së, jo e Kuvendit të Shqipërisë. Shqipëria sot është në krizë kushtetuese dhe Republika ka rënë, sepse Elisa, Rama, Olta dhe deputetët e PS-së janë ata që nuk kanë zbatuar vendimin e Gjykatës për të mbrojtur veten! Kriza është shkaktuar nga Rama dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi. Kushtetuta e Shqipërisë ka hyrë në krizë që me vendimin e parë të Gjykatës, i cili nuk u zbatua. Autori i atentatit ndaj Kushtetutës është Edi Rama. Për këtë arsye, ai duhet mbajtur përgjegjës. Nuk bashkëpunohet me ata që sulmojnë Kushtetutën. Për këtë arsye, nuk duhej bërë asnjë marrëveshje me të, as për amnistinë anti-SPAK dhe as për listat e mbyllura," – shkruan Alibeaj në Facebook.

Kujtojmë se votat e deputetëve socialistë kanë penguar për herë të tretë dërgimin e çështjes së mandatit të ish-Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, në Gjykatën Kushtetuese, me arsyetimin se kërkohej një mendim nga Komisioni i Venecias. Për këtë veprim kanë reaguar edhe ambasadat e BE-së dhe SHBA-së, duke shprehur shqetësimin për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Kuvendit.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme