Politika 26 September 2024, 11:45 Nga VNA

Gonzato: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen siç dalin nga ky institucion! Kritika për palët në Kuvend

Ndaje në Whatsapp

Ambasadori Silvio Gonzato, drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ka theksuar rëndësinë e një dialogu parlamentar në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai ka nënvizuar se integrimi në Union duhet të trajtohet si një prioritet kombëtar nga të gjitha palët politike në vend.

Gonzato: Mirënjohës që marr pjesë në këtë takim, mënyrë për mua për të theksuar partneritetin që duhet të ngrihen mes institucioneve. Dua të theksoj rëndësinë e institucioneve të pavarura në kontekstin e anëtarësimit në BE.

Jeni në një fazë kritike dhe po punoni fort për të hapur kapitujt e parë. Ky parlament ka rol kyç për të luajtur. Keni miratuar udhërrëfyes ambicioz për administratën, që përfshijnë reforma konkrete dhe shumica bëhen realitet nëse ka një mobilizim të fuqishëm.

Negociatat e suksesshme kërkojnë dialog ndërkombëtar dhe bashkëpunim institucional.

Shpresoj në Kuvend nga të gjitha palët të konsiderohet një priotitet kombëtar strategjik. Parlamenti qendra për të pasur dialog konstruktiv.

Koment bëri dhe për vendimet e Gjykatës Kushtetuese "Duhet të zbatohen siç dalin nga ky institucion. Duhet të hidhen hapat për një sistem gjyqësor të pavarur"

 

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme