Politika 26 September 2024, 15:45 Nga VNA

Bardhi: Shpallje lufte ndaj grupit parlamentar të PD, agresion ndaj opozitës

Ndaje në Whatsapp
Bardhi: Shpallje lufte ndaj grupit parlamentar të PD, agresion ndaj

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka kritikuar ashpër vendimin e Gjykatës së Apelit që dënoi deputetin Ervin Salianji me një vit burg. Sipas Bardhit, ky vendim është politik dhe është diktuar nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Ai akuzoi gjyqtarët për konflikt interesi, duke thënë se vendimi është marrë pa një shqyrtim të drejtë dhe është përshkallëzuar përmes përdorimit të provave të reja të sjella nga Geron Xhafaj.

“Kjo është drejtësi e fabrikuar, ky është falsifikim. Ky është një vendim i paprecedentë nga Apeli, nuk ka asnjë rast në Shqipëri që për kallëzim të rremë të shkojë në burg.

U dënua me burg një deputet i opozitës, sot nuk shkon në burg Ervin Salianji, pasi ky vendim është kundër çdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar të Edi Ramës.

Ky është një vendim kundër çdo qytetari që ka vendosur të jetojë në këtë vend, që denoncon lidhjet me trafikantët. Geron Xhafaj është trafikant i dënuar droge, këtë tha Ervin Salianji. E pse gënjeu Salianji? Geron Xhafa është një i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata italiane. Amund të thotë sot 1 shqiptar, pse nuk bëhet një hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafajt. Kodi mafioz që Edi Rama vendosi nëpërmjet vendimit të Apelit është një shpallje lufte me grupin parlamentar dhe opozitën”, tha Bardhi

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme