Politika 26 September 2024, 16:59 Nga VNA

Dënimi me burg i Salianjit/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Je kryeministri i vetëm në botë që ka vëllain të dyshuar si trafikant droge

Ndaje në Whatsapp
Dënimi me burg i Salianjit/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Je

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit që dënoi me 1 vit burg, deputetin demokrat Ervin Salianji.

Bardhi e cilëson kryeministrin si të paftyrë dhe frikacak dhe se trimërohet duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën.

Më tej ai shprehet se Rama është kryeministri i vetëm në botë që ka vëllain të dyshuar si trafikant droge. Që bëri ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE dhe i vetmi kryeministër në botë që akuzohet nga zëvendësi i tij se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar.

Reagimi i Gazment Bardhit

I paftyrë dhe frikacak! Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën.

Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!

Ti je i vetmi Kryministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emëroj Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që të trimëron dhe të mban në pushtet krimi i organizuar.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që bëre deputet e kryebashkiak trafikant droge, vrasës e përdhunues.

Do mbetesh unik në historinë botërore për fundin e tmerrshëm dhe të afër që të pret!

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme