Politika 26 September 2024, 21:49 Nga VNA

“Arrestimi im është në rrugë e sipër”, Ervin Salianji: Do të paraqitem vetë në polici

Ndaje në Whatsapp
“Arrestimi im është në rrugë e sipër”,

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një prononcim “Çim Peka Live” u shpreh se arrestimi i tij është në rrugë e sipër dhe nesër pritet të ekzekutohet.

Salianji tha se do të paraqitet vet në polici.

“Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet.

Por do të jem vetë që do të shkoj” - tha Ervin Salianji për gazetarin Çim Peka në SYRI TV.

Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ditën e sotme la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së pare duke dënuar kështu me 1 vit burg Salianjin. Deputeti demokrat u cilësua fajtor për akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me një denoncim që beri ndaj Geron alias Agron Xhafajt vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

Lexo gjithashtu

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme