Politika 26 September 2024, 22:20 Nga VNA

Dënimi me burg i Salianjit/ Grida Duma-Vangjelit: Ndodhi, kënaquni tani! Analisti: Do të doja të isha avokat i tij

Ndaje në Whatsapp
Dënimi me burg i Salianjit/ Grida Duma-Vangjelit: Ndodhi, kënaquni

Duke diskutuar për dënimin e deputetit Ervin Salianjit me 1 vit burg, drejtuesja e emisionit “Top Story” Grida Duma i është drejtuar analistit Lorenc Vangjeli “dënimi ndodhi, kënaquni tani”.

Nga ana tjetër Vangjeli u shpreh se do të donte në këto çaste që të ishte avokat i Salianjit, pasi sipas tij është viktimë dhe po bën burgun e tjetërkujt.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Grida Duma: Ndodhi dënimi, kënaquni se e keni arritur. Jeni mirë sonte…

Vangjeli: Më duhet t’ju korrigjoj dhe kundërshtoj, do t’ju them të kundërtën. E kam konsideruar një gjë të tillë si ‘fake neës’ që në audio përgjim ishte kapur vëllai i ish-ministrit të brendshëm.

Grida Duma: Pra nuk ishte ajo?

Vangjeli: M’u rikujtuan orë debatesh. Kam qenë gjithmonë përballë Salianjit. E kam paralajmëruar që në ditën 0 që do jesh ti në atë derë. Nuk kisha fakte, por e bëra duke vënë në punë një instrument, logjikën. Logjika më thotë që kemi një akuzë, ka një komplot, që të gjithë së bashku tentonin të çonin 35 kg canabis sativa në Itali. Nuk do kishte asnjë skafist në Vlorë për aq kanabis. Kam përshtypjen që edhe zoti Fatmir Xhafaj nuk e ka hapur shampanjën e hidhur të hakmarrjes.

Grida Duma: Pra është çështje hakmarrje?

Vangjeli: Instrumenti im logjik më thotë se mes miqve të Salianjit ka shumë që duartrokasin. Unë do doja të isha avokat i Salianjit, sepse në dilemën është fajtor apo viktimë, është viktimë.

Grida Duma: Je me të se ke mëshirë?

Vangjeli: Jo, është viktimë sepse po bën burgun e tjetërkujt.

 

 

Lexo gjithashtu

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme