Politika 27 September 2024, 15:04 Nga VNA

"Hendeku mes njerëzores dhe politikës: Marrëdhënia e ftohur mes Bashës dhe Salianjit që nuk u ngroh as pas vendimit të Gjykatës së Apelit"

Ndaje në Whatsapp
"Hendeku mes njerëzores dhe politikës: Marrëdhënia e

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një konference për mediat u pyet nga gazetarët nëse e ka kontaktuar Lulzim Basha pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Salianji nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kësaj pyetjeje, por shmangu bisedën për Lulzim Bashën. Ai deklaroi se, pas vendimit për dënimin me një vit burg, ka marrë mbështetje edhe nga persona që nuk ndajnë të njëjtat pikëpamje me të.

Në fakt, Ervin Salianji është një produkt politik i ish-kryetarit të PD-së. Së bashku me disa të rinj të tjerë, ai u afrua në selinë blu si pjesë e të rinjve që solli zgjedhja e Bashës në krye të PD-së.

Lulzim Basha ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Salianjit gjatë kohës së skandalit të vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. I përdorur apo i vetë-përdorur, çdo denoncim i Ervin Salianjit kishte mbështetjen maksimale të Bashës, aq sa kur nisi procesi gjyqësor ndaj tij, Basha përbetohej se nuk do të lejonte arrestimin e deputetit.

Tashmë, të ndarë politikisht për shkak të përçarjes në PD, duket se ish-miqtë dhe bashkëpunëtorët e afërt nuk kanë më asnjë komunikim. Kjo të bën të mendosh se njerëzorja dhe politika kanë një hendek të madh mes tyre, që Basha, mesa duket, nuk e kaperceu as pas vendimit për burgosjen e deputetit Salianji.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme