Politika 27 September 2024, 15:18 Nga VNA

Propozimi i Bardhit për ngujimin e deputetëve: Lëvizje drejt një fronti të ri opozitar apo përpjekje për të dalë nga hija e Berishës?

Ndaje në Whatsapp
Propozimi i Bardhit për ngujimin e deputetëve: Lëvizje drejt

Propozimi i Gazment Bardhit për ngujimin e grupit parlamentar të PD-së, për të mos "dorëzuar" Ervin Salianjin, është padyshim një përpjekje për të zhvendosur narrativën nga Berisha tek selia e drejtuar nga Bardhi.

Ideja e hedhur në mbledhjen e sotme duket se i ka gjetur të papërgatitur deputetët e tjerë, të cilët në parim kanë mbështetur propozimin e Gazment Bardhit. Dhe, në pamje të parë, solidariteti është reagimi më normal i deputetëve që me të drejtë kundërshtojnë vendimin për burgosjen e kolegut të tyre.

Por në një këndvështrim afatgjatë, ky vendim e ndan aksionin politik dhe vëmendjen në dy kampe, të dyja me qëllim kundërshtimin e vendimit të institucioneve të drejtësisë. Në betejën e parë, që zgjat prej një viti, militantë dhe mbështetës mblidhen çdo ditë për të kundërshtuar, sharë dhe telendisur SPAK në rrugicën e Shpresës. Beteja politike personale e Berishës është shndërruar, duam apo jo, në betejën e PD-së, që mesa duket, Gazment Bardhit nuk i shkon për shtat për shkak të protagonizmit të tij që është në hije.

Për këtë arsye, ndoshta propozimi i tij do të krijojë një front të ri opozitar brenda selisë, ku deputetët e ngujuar dhe kryetari i grupit do të kenë të plotë, dhe pa hijen e Berishës, selinë dhe aksionin politik.

Ky "kurth" i ëmbël duket se ka mbështetjen e deputetëve të lënë pas dore nga Berisha dhe që e shohin këtë vendim si momentin e fundit ku mund të rishfaqin fuqinë e tyre opozitare. Përndryshe, listat që Berisha do të hartojë do të jenë thjesht dëshira e kryetarit, ku kontributet do të hidhen në thesin e 30 viteve të fundit.

Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë grupi parlamentar i PD-së, që padyshim mund t'i pëlqejnë idetë e Gazment Bardhit, por nuk do të mund të vendosë jashtë vullnetit të Berishës, i cili gjithsesi ka nevojë për vëmendje dhe fushëbetejë të paeklipsuar nga ish-garda e Lulzim Bashës.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme