Politika 27 Shtator 2024, 21:04 Nga VNA

Bardhi i përgjigjet Ramës: Olsi është halli yt i vërtetë, jo drejtësia!

Ndaje në Whatsapp
Bardhi i përgjigjet Ramës: Olsi është halli yt i

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, dhe kryeministri Rama vazhdojnë të shkëmbejnë akuza lidhur me dënimin e deputetit Ervin Salianji. Pas Ramës, ka reaguar Bardhi:

"Olsi Rama është halli i Edi Ramës, jo drejtësia; njëlloj siç Geroni ishte halli i Fatmir Xhafajt, jo drejtësia! Fushata e egër e Edi Ramës për dënimin politik të Ervin Salianjit nga disa gjyqtarë të ndikuar, s'ka të bëjë me drejtësinë. Ai po bën ç’të mundet për të ndikuar në hetimin e vëllait të tij dhe për të penguar të vërtetën e përfshirjes së Olsi Ramës me trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë.

Kjo fushatë e Ramës na kujton kohën kur ai mohoi kanabizimin e vendit, duke na quajtur shpifës që i nxinim imazhin vendit. Mbrojti Saimir Tahirin dhe ne ishim sërish shpifës, por më pas e vërteta doli në dritë. Mbrojti Elvis Roshin, Arben Ndokën, Armando Prengën, Valdrin Pjetrin, Agim Kajmakun dhe të ngjashmit e tyre, por ne që i akuzonim për përdhunime, vrasje dhe trafik droge dolëm të drejtë.

Edhe për inceneratorët, ku akuzat tona për korrupsion fillimisht u quajtën shpifje, sot një dyzinë zyrtarësh janë në burg. Ervin Salianji nuk e ka sajuar faktin që vëllai i ministrit të Edi Ramës ishte një trafikant i dënuar droge në Itali dhe qëndronte i qetë në Shqipëri, pa kryer dënimin, nën mbrojtjen e qeverisë së Ramës. A ka diçka për të thënë Edi Rama për këtë?

Salianji u bë zëri publik i një denoncimi të ardhur në Partinë Demokratike, ku thuhej se vëllai trafikant i ministrit vazhdonte aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës. Cili institucion e hetoi këtë? Policia e Shtetit, e drejtuar nga ministri me vëllain trafikant? Pse nuk iu morën mostrat e zërit vëllait të ministrit, por u nis një paketë postale për të bërë burgun në Itali? Edi Rama ka diçka për të thënë për këtë?

Përpara se të na tregojë përrallat e tij me drejtësi të pavarur, Edi Rama duhet të shpjegojë çfarë bënte vëllai i tij me makinën që përdornin trafikantët e drogës në Xibrakë, kur po ngrihej laboratori i drogës dhe kishte nisur përpunimi i kokainës. A ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?"

Vlen të përmendet se Edi Rama ka zgjedhur të shkëmbejë mesazhe politike me Gazment Bardhin, duke anashkaluar kryetarin e PD-së. Kryeministri duket se "ka zgjedhur" kandidatin për kryeministër në opozitë, teksa ditët e fundit Bardhi është i vetmi me të cilin Rama shkëmben akuza në distancë.

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme