Politika 28 September 2024, 12:36 Nga VNA

Zbardhet kërkesa e Saliajit drejtuar gjykatës: Pezulloni vuajtjen e dënimit. Çfarë pritet të ndodhë tashmë që ndodhet në burg

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet kërkesa e Saliajit drejtuar gjykatës: Pezulloni vuajtjen e

Teksa e gjithë vëmendja e opinionit publik dje ishte drejtuar nga Ervin Salianji, nëse do të dorëzohej ose jo për të vuajtur dënimin e drejtësisë me 1 vit burg për të ashtuquajturën dosja "Babale", avokatët e ish-deputetit demokrat bënë lëvizjen e radhës. Ata iu drejtuan Gjykatës së Tiranës me një kërkesë për shtyrjen e menjëhershme të ekzekutimit të vendimit penal, duke e argumentuar këtë me cilësinë e Ervin Salianjit si përfaqësues i popullit.

"Rezulton se kërkuesi është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht nënkryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ekzekutimi i menjëhershëm i këtij vendimi sjell mbarimin e mandatit të deputetit, në kuptim të nenit 71, pika 2, gërma 'dh' të Kushtetutës së Shqipërisë. Gjithashtu, për shkak të Ligjit nr. 138/2015 'Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike', ekzekutimi i menjëhershëm i këtij vendimi pengon edhe kandidimin e tij në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në prill – maj 2025, ku zoti Salianji është caktuar drejtues politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit. Në këtë kuptim, është e qartë se ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit penal sjell pasoja shumë të rënda për të dënuarin, duke i ndërprerë menjëherë karrierën politike," thuhet në kërkesën drejtuar gjykatës.

Më tej, avokatët argumentojnë se: "Për shkak se deputeti është përfaqësues i popullit, kjo sjell edhe ndërprerjen e përfaqësimit të qytetarëve të qarkut Korçë në Kuvendin e Shqipërisë, të cilët kanë votuar dhe zgjedhur si përfaqësues të tyre deputetin Ervin Salianji në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Dënimi i një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë në detyrë, veçanërisht dënimi për kryerjen e një denoncimi publik në përmbushje të funksionit të tij si deputet i Partisë Demokratike dhe në ushtrim të lirisë së shprehjes, përbën një rast të veçantë. Kjo kërkesë është në përputhje me nenin 476, pika 1, gërma 'ç' të Kodit të Procedurës Penale." Në këto kushte, avokatët kërkojnë që Gjykata e Shkallës së Parë të vendosë shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.

Pavarësisht kësaj kërkese dhe propozimit të Partisë Demokratike që Salianji të mos dorëzohej, por të ngujohej në selinë e PD-së, Ervin Salianji vendosi të shkonte në burg. Fati i kësaj kërkese mbetet i paqartë, pavarësisht se gjykata është e detyruar të japë një vendim. Aktualisht, ish-deputeti Salianji po vuan dënimin në burgun e Fierit, ku u dërgua pasditen e djeshme.

Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke dënuar Ervin Salianjin me 1 vit burg për veprën penale të "kallëzimit të rremë". Salianji e ka konsideruar këtë vendim politik dhe një sulm ndaj opozitës, ndërsa avokatët e tij kanë deklaruar se do të paraqesin rekurs në Gjykatën e Lartë sapo të zbardhet vendimi i Apelit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme