Politika 28 September 2024, 21:05 Nga VNA

Arrestimi i Ervin Salianjit, PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar për aksionin opozitar

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i Ervin Salianjit, PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet nesër, në orën 18:00, për protestën e 6 tetorit dhe aksionin që ky subjekt politik pritet të nisë në parlament pas dënimit më burg të deputetit, Ervin Salianji.

Partia Demokratike e ka cilësuar arrestimin e deputetit demokrat jo vetëm për të larguar nga gara elektorale, por edhe instrument për përçarjen e opozitës. Mbrëmjen e së enjtes, PD mblodhi Kryesinë ku u diskutuan propozimet lidhur me hapat që do të ndërmarrë opozita pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji. Nga kjo mbledhje u shpall 6 tetori si aksioni i parë opozitar kundër vendimit për deputetin.

Salianji u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin dhe bashkë me të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që bëri zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetari Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme