Politika 28 September 2024, 13:49 Nga VNA

Burgosja e Salianjit, Berisha: Akt lufte! Nis mosbindja civile

Ndaje në Whatsapp
Burgosja e Salianjit, Berisha: Akt lufte! Nis mosbindja civile

Nga shtëpia, nën masën e arresti prej 30 dhjetorit 2023, kreu i PD Sali Berisha po zhvillon një konferencë online me gazetarët. Në qendër të fjalës së tij është arrestimi i deputetit të PD, Ervin Salianji, për të cilin tha se jep mbështetje absolute, teksa konfirmoi se pavarësisht arrestimit të tij, deputeti do drejtojë fushatën në Elbasan për zgjedhjet e 2025-ës. Për kreun e PD, arrestimi i opozitarët është akt lufte. Ai tha se data 6 tetor do të jetë dita e protestës kombëtare dhe nisja e mosbindjes civile. Lideri i opozitës përsëriti gjithashtu kërkesën për qeveri teknike, si kushtin e vetëm, sipas tij, për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 2025. Sali Berisha: Arrestimi i deputetit Salianji është akt lufte ndaj nesh, por jo akti i parë i saj. Rama e shpalli me kohë luftë, që kur rrëmbeu flamurin e PD, më vuri në masën arrest me burg mua si kreun e PD, apo persekutoi Metën. Jam sot para jush për të deklaruar se PD do t’i përgjigjet këtij akti lufte me qëndresën më të fuqishme qytetare, me mosbindje civile, se kjo parti nuk shmang proceset zgjedhore e as kalon në klandestinitet por do të përdorë trimërinë e mijëra anëtarëve për t’i dhënë përgjigjen e merituar mafies Rama-Xhafa, që të realizojë atë që në pamje të parë duket si mision i pamundur. Do të realizojmë përmbysjen e kësaj ngrehine droge e krimi. Do të sigurojmë zgjedhje të lira me qeveri teknike. O sot o kurrë, demokratët janë të ftuar t’i përkushtohemi me çdo gjë kësaj beteje vendimtare për fatin e PD, fatin e opozitës dhe pluralizmit e fitoren mbi krimin e mafies, vendimtare për fatin e Shqipërisë. 6 tetori do të jetë protestë kombëtare dhe mosbindje civile.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme