Politika 28 September 2024, 19:35 Nga VNA

Arrestimi i Salianjit, reagon grupimi i Bashës: Pjesë e pazarit Rama-Berisha, merr vulën dhe dorëzo deputetin demokrat

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i Salianjit, reagon grupimi i Bashës: Pjesë e pazarit

Demokratët Euroatlantikë, grupimi i drejtuar nga Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me arrestimin e deputetit të PD, Ervin Salianji.

Me anë të një postimi në facebook, ata akuzojnë kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Sali Berishën për situatën e krijuar politike. Sipas tyre, edhe arrestimi i deputetit demokrat është pjesë e pazarit Rama-Berisha duke marrë vulën dhe dorëzo Salianjin.

Ata gjithashtu i përgjigjen edhe deputetit Agron Gjekmarkaj i cili ditën e sotme sulmoi Bashën për heshtjen e tij për këtë çështje. Duke e cilësuar si vemjet politike, në reagimin e tyre shprehen se korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfitur prej tyre.

Reagimi i plotë i Demokratëve Euroatlantikë:

Burracakët që kanë lëpirë çdo gjë që kanë pështyrë gjatë karrierës së tyre politike, kanë qelbur ekranet me shpifje të ndyra. Ndryshe nga këto vemje politike, që si korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfitur prej tyre, Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon dhe as i përdor. Politikanët reagojnë me akte dhe vendime jo me deklarata të tipit “kurrë me Berishën”, e pastaj presin mëshirën e tij poshtë ballkonit.

Ky lëpirësi që u shfaq sot t’u thotë demokratëve si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, i'a dhanë vulën Berishës?

Pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës?

Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën-jep Salianjin, nuk mbulohet dot me diarrenë mediatike të këtyre vemjeve politike dhe as të mediave të blera prej tyre.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme