Politika 28 September 2024, 22:32 Nga VNA

Prej 24 orësh në qeli, Salianji: Kam të gjitha energjitë për të dalë triumfues

Ndaje në Whatsapp
Prej 24 orësh në qeli, Salianji: Kam të gjitha energjitë

Deputeti i PD Ervin Salianji, ka reaguar pasi janë bërë 24 orë nga momenti kur u transferua në burgun e Fierit, për të vuajtur dënimin me një vit burg të caktuar nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë.

Përmes një postimi në facebook, Salianji shprehet se mbështetja dhe forca që ka marrë kanë qenë të jashtëzakonshme. Salianji shprehet se vendi është në luftë ndaj së keqes (duke iu referuar maxhorancës), duke thënë se Shqipëria do çlirohet nga regjimi.

“Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme! Dua t’ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh! Falenderime nga zemra”, shkruan Salianji në rrjetet sociale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme