Politika 29 September 2024, 19:06 Nga VNA

Berisha thirrje për mosbindje civile dhe protestë masive më 7 tetor: Opozita e gatshme të paralizojë qeverinë deri në krijimin e një qeverie teknike

Ndaje në Whatsapp
Berisha thirrje për mosbindje civile dhe protestë masive më 7

Sali Berisha foli sot për më shumë se 30 minuta lidhur me burgosjen e Ervin Salianjit. Në mbledhjen e paralajmëruar të Këshillit Kombëtar, kryetari demokrat renditi si zakonisht akuzat ndaj qeverisë dhe SPAK-ut, duke u bërë thirrje shqiptarëve që të reflektojnë dhe të bashkohen me opozitën për të udhëhequr një revoltë popullore.

"Do të kalojmë në sulm," tha Berisha, duke shtuar se me revoltën e tyre, mund të paralizojnë Edi Ramën kudo nëpër Shqipëri. Sipas tij, mosbindja civile është mënyra më e mirë për këtë sulm, dhe mijëra shqiptarë janë gati të marrin orientimin nga drejtuesit e opozitës. Ai theksoi se duhet të paralizohet qeveria deri në vendosjen e një qeverie teknike, pasi vetëm kështu Shqipëria mund të rikthehet në rrugën e ligjit.

Këshilli Kombëtar më pas votoi pro propozimit të kryesisë për zhvillimin e një proteste më 7 tetor. Edi Paloka njoftoi para demokratëve se thirrja për qytetarët është të protestojnë duke filluar nga Kryeministria dhe më pas në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë, pritet të ketë edhe bllokime të seancave parlamentare, ngjashëm me protestat e "flakadanëve" të një viti më parë.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme