Politika 30 September 2024, 10:35 Nga VNA

Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e Komisionit të së Vërtetës për lidhjet e politikës me krimin

Ndaje në Whatsapp
Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e Komisionit të

Partia Demokratike ka njoftuar se do të kërkojë ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor për zbardhjen e lidhjeve mes politikës dhe krimit. Lajmi u bë i ditur nga deputeti demokrat Edi Paloka, i cili në një konferencë për shtyp deklaroi se ky komision do të quhet Komisioni i së Vërtetës.

Sipas Palokës, bisedat e zbuluara në platforma si Sky dhe Encrochat kanë nxjerrë në pah lidhje të ngushta mes politikës dhe elementëve kriminalë, duke e bërë këtë një çështje jetike për t’u hetuar.

Në orën 15:00 do të mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, ku do të vendoset për qëndrimet që do të mbahen ndaj Kuvendit pas arrestimit të deputetit demokrat Ervin Salianji. Deputeti Paloka gjithashtu theksoi se, me përjashtim të tij dhe deputetes Jorida Tabaku, pjesa tjetër e ligjvënësve demokratë nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme