Politika 30 September 2024, 12:19 Nga VNA

Opozita bojkot, PS mbledh grupin: Shmangni përplasjet me opozitën

Ndaje në Whatsapp
Opozita bojkot, PS mbledh grupin: Shmangni përplasjet me opozitën

Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar, ku fokusi kryesor ishte zhvillimet e fundit në seancën parlamentare dhe qëndrimet ndaj opozitës. Deputetët e maxhorancës janë udhëzuar që të fokusohen kryesisht te diskutimet e nismave ligjore, si në seancat plenare ashtu edhe në komisionet parlamentare.

Gjithashtu, është dhënë një udhëzim i qartë për të shmangur çdo retorikë të ashpër apo përplasje me deputetët e opozitës, veçanërisht pas paralajmërimeve të Partisë Demokratike për bllokimin e jetës parlamentare. Ky qëndrim i opozitës vjen pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, një ngjarje që ka tensionuar atmosferën politike në vend.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka njoftuar një bojkot të mundshëm të punimeve parlamentare, ndërsa PS-ja mbetet e fokusuar në kalimin e nismave ligjore për të shmangur destabilizimin e jetës parlamentare.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme