Bota 31 August 2026, 17:07 Nga VNA

Sanchez akuzon Rusinë dhe Izraelin për dezinformata gjatë krizës së migracionit në Ceuta

Ndaje në Whatsapp
Sanchez akuzon Rusinë dhe Izraelin për dezinformata gjatë

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka akuzuar rrjete të lidhura me Rusinë dhe Izraelin, si dhe grupime të ekstremit të djathtë, për përhapjen e dezinformatave gjatë krizës së migracionit në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut.

Në një intervistë për transmetuesin “Cadena SER”, Sanchez deklaroi se në rrjetet sociale janë shpërndarë lajme të rreme nga burime që, sipas tij, kanë lidhje me Rusinë dhe Izraelin, por edhe nga një lëvizje ndërkombëtare e ekstremit të djathtë që përdor çështjen e migracionit për të sulmuar Spanjën dhe Evropën.

Megjithatë, kryeministri spanjoll theksoi se dezinformimi nuk duhet domosdoshmërisht t’i atribuohet një aktori shtetëror.

Sanchez tha se hetimet për shkaqet e krizës në Ceuta janë ende duke vijuar, ndërsa paralajmëroi se keqinterpretimet dhe informacionet e rreme kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë zhvillimeve.

Sipas tij, një vendim i Gjykatës së Lartë spanjolle është keqinterpretuar dhe më pas është shpërndarë në rrjetet sociale, përfshirë edhe nga organizata kriminale të dyshuara për përfshirje në trafikimin e qenieve njerëzore.

Një prej pretendimeve të përhapura ishte se migrantët që hynin në Ceuta duke notuar nuk mund të dëboheshin. Sanchez e cilësoi këtë informacion si të pavërtetë, duke thënë se ai është përdorur dhe amplifikuar përmes mediave sociale.

Sipas vlerësimit zyrtar të qeverisë spanjolle, rreth 72 mijë persona kaluan në mënyrë të parregullt nga Maroku drejt Ceutës më 30 dhe 31 korrik. Fluksi i paprecedentë i migrantëve bëri që për një periudhë të shkurtër numri i tyre të ishte pothuajse i barabartë me popullsinë e enklavës.

Kriza shkaktoi gjithashtu kritika nga disa qeveri evropiane ndaj Madridit. Një grup prej 22 vendeve të Bashkimit Evropian nënshkroi një letër të hapur, ku argumentonte se politikat relativisht të hapura të migracionit të Spanjës mund të kenë vepruar si një “faktor tërheqës” për migrantët.

Video

Në video, ministri izraelit i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir shfaqet gjatë një vizite në një burg grash, ku përballet me një të burgosur palestineze përmes një përkthyeseje. Gruaja i ankohet për kushtet e rënda të burgimit, duke thënë se nuk kanë ujë në dhoma, nuk mund të bëjnë dush normalisht, nuk marrin kujdes mjekësor dhe prej ditësh nuk u lejohet as të ndërrojnë të brendshmet. Ben-Gvir nuk i përgjigjet me shqetësim, por me përçmim: i thotë se “kampet verore në burgjet izraelite kanë mbaruar” dhe se, për sa kohë ai është në krye të sistemit, të burgosurit që sipas tij kanë dëmtuar izraelitët nuk do të trajtohen “si në hotel”.

Igli Tare ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth tre orësh. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare u paraqit këtë të hënë në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”. Sipas dyshimeve të ngritura në kuadër të hetimit, Tare dyshohet se ka mbajtur në emrin e tij një vilë në Dhërmi, e cila dyshohet se i përket ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Prona në fjalë është vendosur nën sekuestro.

KPP “shpëton” tenderin 340 mijë euro të Celibashit/ Kriteret si “kostum me porosi”, por KPP mbyll sytë para elefantit në dhomë

Si e shpëtoi Belinda Balluku mandatin dhe veten nga prangat më 2 korrik, kur opozita vendosi të flinte gjumë....

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme