Bota 31 August 2026, 11:15 Nga VNA

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, Teherani lëshon raketa drejt bazave amerikane në Jordani

Ndaje në Whatsapp

fvdfdvfd.jpg

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish, pas disa javësh qetësie relative në frontin ushtarak. Në orët e para të 31 gushtit, Teherani lëshoi raketa drejt objektivave në Jordani, ku ndodhen edhe forca amerikane.

Sipas një zyrtari amerikan të cituar nga Fox News, pothuajse të gjitha raketat e lëshuara nga Irani u interceptuan. Në shënjestër raportohet se ishin zona e Aqabas dhe baza ajrore Muwaffaq Salti, ku janë të dislokuara edhe trupa të ushtrisë amerikane.

Sulmi iranian erdhi si kundërpërgjigje ndaj një goditjeje të forcave amerikane në ishullin Larak, ku u goditën dy sisteme raketore iraniane.

Komanda Qendrore e SHBA-së deklaroi se operacioni nuk përbënte një “akt agresioni”, por ishte drejtuar kundër njësive të minimit detar të Gardës Revolucionare iraniane. Sipas Uashingtonit, këto njësi përbënin një kërcënim të menjëhershëm në ngushticën e Hormuzit.

Vetëm disa orë më vonë, Garda Revolucionare iraniane njoftoi se një supercisternë nafte kishte marrë flakë pasi kishte shkelur rregullat dhe ishte përplasur me dy mina detare.

Zhvillimet vijnë në një moment kur ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të ndjeshme të konfliktit, për shkak të rëndësisë strategjike që ka për transportin ndërkombëtar të naftës.

Ndërkohë, tensionet duket se janë shtrirë edhe në pjesë të tjera të rajonit. Garda Revolucionare iraniane pretendoi se kishte kryer një sulm ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, por ky pretendim u mohua nga ministri i Mbrojtjes i Emirateve.

Përplasja e fundit shënon rikthimin e konfrontimit të drejtpërdrejtë mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa konflikti ka hyrë në muajin e tij të shtatë.

Video

Si e shpëtoi Belinda Balluku mandatin dhe veten nga prangat më 2 korrik, kur opozita vendosi të flinte gjumë....

Ish-zyrtari i policisë që shoqëronte Ergys Agasin, Ulian Shpataraku izolohet në paraburgimin e Peqinit

Ish-futbollisti i Kombëtares Igli Tare paraqitet në SPAK. Ai po hetohet nën dyshimet për pastrim parash në bashkëpunim me ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku. Në fund të korrikut, SPAK ushtroi kontroll në dy vila në pronësi të tij në Palasë. Detaje në linkun në koment

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish, pas një sulmi amerikan ndaj dy pozicioneve iraniane në ishullin Larak, pranë ngushticës së Hormuzit. Sipas Reuters, forcat amerikane goditën dy lëshues raketash që, sipas Uashingtonit, Garda Revolucionare iraniane po përgatitej t’i përdorte në një operacion që përfshinte edhe mina detare. Irani u përgjigj duke lëshuar raketa balistike drejt forcave amerikane në Jordani, shumica e të cilave u interceptuan. Sulmi amerikan është veprimi i parë i këtij lloji në territorin iranian prej disa javësh dhe ka rikthyer frikën për një zgjerim të konfliktit. Ngushtica e Hormuzit mbetet pika më delikate, pasi nëpër të kalon një pjesë e konsiderueshme e naftës dhe gazit të tregtuar në botë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme