Kronika 29 April 2025, 11:26 Nga VNA

Rritet numri i çështjeve të trajtuara nga prokuroritë në 2024: Olsian Çela raporton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Ndaje në Whatsapp
Rritet numri i çështjeve të trajtuara nga prokuroritë

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, prezantoi këtë të martë raportin vjetor mbi punën e Prokurorisë për vitin 2024, përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas tij, numri i çështjeve të trajtuara nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm ka pësuar rritje në të gjithë treguesit kryesorë.

Në total, gjatë vitit 2024 janë trajtuar 61,091 materiale kallëzuese, që përbën një rritje prej 10.5% krahasuar me vitin 2023.

“Janë ndjekur 47,501 procedime penale, me një rritje prej 4.8% krahasuar me një vit më parë. Nga këto, 24,921 janë procedime të reja të regjistruara, me një rritje prej 3.4%, ndërsa 179 janë procedime të rifilluara, që tregojnë një ulje prej 10.9% në krahasim me 2023-n”, deklaroi Çela.

Gjithashtu, janë mbartur 22,401 procedime penale, një tjetër tregues në rritje prej 6.6% krahasuar me vitin e kaluar. Çela theksoi gjithashtu se është vendosur mosfillimi për 13,590 kallëzime dhe referime penale, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 36.6%.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, këto shifra përfshijnë jo vetëm procedimet e reja dhe ato të mbartura, por edhe ato të rifilluara dhe vendimet e mosfillimit të marra gjatë vitit, me përjashtim të çështjeve që kanë lidhje me Kodin Penal Ushtarak.

Video

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme