Kronika 28 April 2025, 22:56 Nga VNA

Misteri i “zhdukjes” së 16 emigrantëve në kampin e Gjadrit

Ndaje në Whatsapp
Misteri i “zhdukjes” së 16 emigrantëve në kampin e

Media italiane, "La Stampa" shkruan se nga 41 persona të transferuar nga Italia në qendrën e emigrantëve në Gjadër, aktualisht ndodhen vetëm 25. Këtë fakt e kanë bërë të ditur eurodeputetja Cecilia Strada dhe deputetja e Partisë Demokratike italiane, Rachele Scarpa, të cilat kryesuan një delegacion gjatë një vizite në Shqipëri.

"Dhe ku janë 16 të tjerët?", pyesin ato, duke theksuar se nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar, pavarësisht kërkesave dhe akseseve në dokumentacion, shkruan “La Stampa”.

Sipas të dhënave të mbledhura nga burime publike dhe avokatët, dyshohet se: një person u kthye në Itali menjëherë pa hyrë në qendër, gjashtë persona u rikthyen për mungesë të konfirmimit të ndalimit, pesë të tjerë për arsye shëndetësore dhe katër janë deportuar drejt vendeve të origjinës.

Strada dhe Scarpa kritikuan këtë procedurë si një "vuajtje e panevojshme" për emigrantët dhe një "shpenzim i kotë" për autoritetet.

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme