Rajoni 13 November 2025, 16:48 Nga VNA

Ish-këshilltari i Wesley Clark dëshmon në Hagë: “Thaçi nuk kishte autoritet të ndalonte dhunën në atë kohë”

Ndaje në Whatsapp
Ish-këshilltari i Wesley Clark dëshmon në Hagë:

Michael Durkee, ish-këshilltar i gjeneralit amerikan Wesley Clark, ka dëshmuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Dëshmia e tij nisi pasditen e së mërkurës dhe vijoi edhe gjatë ditës së enjte, duke u përqendruar kryesisht në situatën në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës.
Në fjalën e tij, Durkee theksoi se gjatë periudhës së pasluftës perceptimi i përgjithshëm, si nga UNMIK-u ashtu edhe nga KFOR-i, ishte se refugjatët shqiptarë që po ktheheshin në Kosovë pas dëbimeve masive të kryera nga forcat serbe në dimrin e ashpër të viteve 1998–1999, po përballeshin me realitete të rënda.

“Refugjatët po ktheheshin në fshatrat e tyre dhe shihnin se shtëpitë dhe pronat e tyre ishin shkatërruar. Miqtë, fqinjët dhe shokët e tyre nuk ishin më aty,” – deklaroi Durkee.

Ai shtoi se shumë prej shqiptarëve të kthyer ndiheshin të tradhtuar nga fqinjët serbë me të cilët kishin jetuar bashkë për vite me radhë.

“Në pranverën e vitit 1999, veprimtaritë ushtarake nuk lidhen vetëm me kontrollin e ushtruar nga qeveria serbe, por edhe nga grupe paramilitare që ishin krijuar brenda popullsisë serbe në Kosovë. Në shumë raste, banorë lokalë serbë jepnin informacione mbi vendndodhjet ku duhej të përqendroheshin forcat serbe. Kjo veprimtari ishte drejtuar kryesisht nga Ministria e Brendshme e Serbisë,” – sqaroi ai.

Durkee theksoi se dhuna e ndodhur në Kosovë pas luftës nuk mund të lidhet drejtpërdrejt me konfliktin ushtarak, pasi disa nga grupet që ushtronin dhunë kishin ekzistuar që më parë.

“Sipas informacionit që dispononim nga KFOR dhe UNMIK, disa prej këtyre organizatave ishin struktura kriminale që ekzistonin prej kohësh, dhe aktivitetet e tyre nuk kishin domosdoshmërisht lidhje me luftën. Bëhej fjalë për përplasje dhe konflikte midis grupeve armiqësore lokale,” – u shpreh ai.

Në vijim të dëshmisë së tij, ish-këshilltari i Clark theksoi se UÇK-ja në atë kohë nuk kishte një strukturë komanduese të konsoliduar.

I pyetur nga mbrojtja nëse ish-kryeministri dhe presidenti Hashim Thaçi kishte pasur autoritet për të ndaluar dhunën në periudhën e menjëhershme pas përfundimit të luftës, Durkee u përgjigj prerë:

“Hashim Thaçi nuk kishte kompetencë dhe autoritet për të ndaluar dhunën në atë kohë. Nga ajo që pashë, ata u përpoqën të ndalonin dhunën që vazhdonte, por shumë prej incidenteve ndodhnin në nivel lokal, jashtë çdo kontrolli qendror. Nuk ekzistonte një strukturë komanduese e qartë që të mund ta ndalonte atë.”

Ai shtoi se, sipas takimeve të para që kishte zhvilluar me Thaçin dhe bashkëpunëtorët e tij, fokusi kryesor i tyre nuk kishte qenë aspekti ushtarak, por arritja e pavarësisë së Kosovës.

“Siç mësuam në takimin tonë të parë me zotin Thaçi dhe të tjerët, objektivi i tyre kryesor ishte pavarësia e Kosovës – krijimi i një shteti të pavarur,” – theksoi Durkee.


Pas dëshmisë së tij, në seancat e ardhshme pritet të dëshmojë edhe gjenerali Wesley Clark, ish-komandant suprem i forcave të NATO-s gjatë ndërhyrjes në Kosovë, i cili do të paraqitet si dëshmitar në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme