Rajoni 7 November 2025, 18:40 Nga VNA

Kosova shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve më 9 nëntor: 1,690 të rinj votojnë për herë të parë në 18 komuna

Ndaje në Whatsapp
Kosova shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve më 9

Të dielën e 9 nëntorit, përveç pesë bashkive në Shqipëri që zhvillojnë zgjedhjet vendore, edhe Kosova do të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, një proces që do të zhvillohet në 18 komuna të vendit. Ky raund pritet të sjellë një përballje të fortë politike në disa prej komunave më të mëdha të vendit, përfshirë Prishtinën dhe Mitrovicën e Jugut, ndërsa veçori e këtij procesi është pjesëmarrja për herë të parë e 1,690 votuesve të rinj që kanë mbushur moshën 18 vjeç përpara ose në ditën e votimeve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka konfirmuar se për këtë raund do të përdoret e njëjta listë votuese si në rundin e parë, me disa përditësime të kufizuara.

“Në rundin e dytë të zgjedhjeve, do të përdoret e njëjta listë votuese e cila është përdorur në rundin e parë, me disa përditësime. Konkretisht, kjo listë është plotësuar me emrat e 1,690 të rinjve që nga data 13 tetor deri më 9 nëntor kanë të drejtë të votojnë për herë të parë. Po ashtu, nga lista janë larguar rreth 1,150 persona që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës apo që kanë ndërruar jetë nga fillim shtatori deri në javën e fundit të tetorit,” – tha Elezi.

Sipas KQZ-së, përveç shtesave dhe përjashtimeve, nuk do të ketë ndryshime në listat e regjistrimit të brendshëm të qytetarëve, që do të thotë se qytetarët që janë zhvendosur nga një komunë në tjetrën pas raundit të parë nuk do të mund të votojnë në vendbanimin e ri, por vetëm në komunën ku kanë qenë të regjistruar fillimisht.

“Lëvizjet e brendshme të qytetarëve ndërmjet komunave nuk përfshihen në këtë proces zgjedhor. Qytetarët që kanë ndërruar vendbanimin nga një komunë në një tjetër pas rundit të parë nuk do të mund të votojnë në komunën ku janë zhvendosur, por vetëm në atë ku kanë qenë të regjistruar në listën votuese të rundit të parë dhe nëse komuna e tyre është pjesë e balotazhit,” – sqaroi Elezi.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet në këto 18 komuna të Kosovës:

Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 1,316,672, pra vetëm 543 votues më shumë se në raundin e parë, pas shtimit të votuesve të rinj dhe heqjes së emrave të personave të vdekur apo që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Për mbarëvajtjen e procesit, do të hapen 525 qendra votimi me gjithsej 1,648 vendvotime. Nga to, 507 qendra me 1,628 vendvotime do të përdoren për votimin e rregullt, ndërsa 18 qendra shtesë, nga një në secilën komunë ku mbahet raundi i dytë, do të shërbejnë për votimin me kusht.

Zyrtarët e KQZ-së kanë bërë të ditur se betejat më të ashpra pritet të zhvillohen në Prishtinë dhe Mitrovicën e Jugut, ku diferencat mes kandidatëve në rundin e parë ishin minimale, dhe ku fokusi i partive politike është rritur ndjeshëm në ditët e fundit të fushatës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme