Rajoni 8 November 2025, 14:48 Nga VNA

Qeveria në Kosovë në duar të opozitës: Ose Konjufca 1, ose zgjedhje në dhjetor

Ndaje në Whatsapp
Qeveria në Kosovë në duar të opozitës: Ose Konjufca 1,
Glauk Konjufca

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, paralajmëroi se nëse Kuvendi nuk miraton kandidaturën e Glauk Konjufcës për kryeministër, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja në dhjetor. Në të kundërt, nëse qeveria Konjufca 1 formohet, zgjedhjet pritet të mbahen në prill, bashkë me zgjedhjen e presidentit të ri.

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatua zyrtarisht Konjufcën për formimin e kabinetit, pasi Kurti nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare. Sipas Kushtetutës, Konjufca ka 15 ditë kohë për të prezantuar përbërjen e qeverisë dhe për të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve në Kuvend.

“Opozita e ka në dorë të zgjedh rrugën e mëtejshme, ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill. Secila prej tyre, për ne është e pranueshme,” tha Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, megjithë kundërshtimet e opozitës, mandatoi zyrtarisht Glauk Konjufcën për të formuar qeverinë e re.

Konjufca pason Kurtin, i cili nuk arriti të krijonte mazhorancën parlamentare. Sipas Kushtetutës, ai ka 15 ditë nga marrja e mandatit për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit, që duhet të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve për zgjedhjen si kryeministër.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme