Rajoni 5 November 2025, 16:48 Nga VNA

Plagoset më thikë një zyrtar i BE në Kosovë

Ndaje në Whatsapp

Plagoset më thikë një zyrtar i BE në Kosovë

Një zyrtar i Bashkimit Evropian është plagosur mbrëmjen e 4 nëntorit në qytetin e Gjakovës. Policia e Kosovës njoftoi se rreth orës 19:57, shtetasi i huaj kishte kërkuar ndihmë mjekësore pas plagosjes me një mjet të mprehtë. Ai u trajtua fillimisht në QKMF-në e Gjakovës dhe më pas u transferua për mjekim të specializuar në QKUK, në Prishtinë.

Rasti është marrë në trajtim nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila në bashkëpunim me Policinë ka nisur të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta, konfirmoi për KosovaPress se hetimet po zhvillohen në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ndërsa për shkak të fazës fillestare të hetimit nuk mund të jepen detaje të tjera.

“Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike. Duke qenë se rasti është ende në fazën fillestare, nuk mund të ndajmë më shumë informacione në këtë moment”, deklaroi Luta.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, e cila reagoi duke shprehur tronditje për incidentin dhe se hetimi për rastin po vijon.

“Jemi të tronditur nga kjo ngjarje dhe i urojmë stafit të përfshirë rikuperim të shpejtë dhe të plotë. Një hetim është në zhvillim dhe autoritetet po përcaktojnë faktet. Meqenëse hetimi është aktiv, nuk mund të japim më shumë detaje në këtë moment,” thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, personi i plagosur kishte dy plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme