Rajoni 12 November 2025, 15:47 Nga VNA

Rezultati i dobët në zgjedhjet lokale, jep dorëheqjen kreu i PDK Memli Krasniqi

Ndaje në Whatsapp
Rezultati i dobët në zgjedhjet lokale, jep dorëheqjen kreu i PDK
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar sot dorëheqjen nga posti i tij, katër vjet pas marrjes së drejtimit të partisë që dikur udhëhiqej nga Hashim Thaçi.

Në fjalimin e mbajtur, Krasniqi falënderoi qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit e PDK-së për përkrahjen gjatë më shumë se dy dekadave të angazhimit politik, duke theksuar se rrugëtimi i tij me partinë ka qenë “udhëtimi më i rëndësishëm i jetës”.

“Në rini, njeriu nuk e di gjithmonë se çfarë do të bëhet, por shumëherë e di në çfarë do të besojë. Dhe unë, që nga rinia, kam ditur se dua të besoj në Kosovën e ëndrrave të mia” – tha ai.

Krasniqi kujtoi angazhimin e tij që nga viti 2004 si aktivist i ri deri në krye të PDK-së, duke përmendur edhe momentin historik të nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilin e cilësoi si “nderin më të madh të jetës”.

Ai theksoi se gjatë katër viteve të udhëheqjes, PDK është forcuar dhe konsoliduar politikisht, por shtoi se çdo parti e madhe ka nevojë për frymë të re:

“Një parti që beson në zhvillim, duhet të besojë edhe në ripërtëritje. Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën, duhet të ketë guximin të krijojë hapësirë për ndryshim brenda vetes.”

Krasniqi sqaroi se vendimi nuk lidhet me ndonjë zhvillim të fundit politik, por është një reflektim i gjatë për të ardhmen e partisë:

“Nuk është vendim prej lodhjes apo zhgënjimit – por prej dashurisë për partinë time. E bëj këtë me paqe në shpirt dhe me dashuri në zemër. Dashuri për PDK-në. Dashuri për Kosovën.”

Në fund, ai njoftoi se Konventa e PDK-së do të mbahet më 17 nëntor, ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë, duke e cilësuar atë ditë si “dëshmi të pjekurisë dhe demokracisë së brendshme të PDK-së”.

Në zgjedhjet lokale të fundit, PDK fitoi vetëm gjashtë komuna: Prizrenin, Ferizajn, Skenderajn, Vushtrrinë, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit.

Ndërkohë, ka humbur Drenasin dhe Mitrovicën, rezultate që konsiderohen të pakënaqshme për udhëheqjen aktuale.

Memli Krasniqi kishte marrë drejtimin e PDK-së më 3 korrik 2021, duke fituar shumicën e votave të delegatëve në konventën zgjedhore të partisë. 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme