Sociale 9 July 2025, 13:25 Nga VNA

Protestë në Theth, banorët përplasen me policinë: “Po na shembin jetesën me fadroma”

Ndaje në Whatsapp
Protestë në Theth, banorët përplasen me policinë:

Situata në Theth është tensionuar sot, teksa banorët janë përplasur me forcat e policisë në shenjë kundërshtimi ndaj aksionit për prishjen e ndërtimeve të konsideruara pa leje nga autoritetet.

Banorët kanë bllokuar urën hyrëse të fshatit, duke paralizuar qarkullimin dhe duke paralajmëruar se do të qëndrojnë aty “deri në tërheqjen e makinave të Inspektoratit”. Ata akuzojnë autoritetet për veprime të njëanshme dhe të papritura, ndërsa theksojnë se shumë nga ndërtesat janë ngritur me mjete vetjake për të përballuar fluksin e turistëve që mbërrijnë çdo verë në zonë.

“Ne nuk jemi kundër ligjit, por kërkojmë trajtim të drejtë. Po na shembin jetesën me fadroma,” tha një prej banorëve, duke kërkuar pezullimin e operacionit dhe nisjen e një dialogu me komunitetin lokal.

Në vendngjarje janë të pranishme forca të shumta policie, të cilat janë përballur me rezistencën e banorëve mes thirrjeve: “Thethi nuk shitet!” dhe “Jo prishjeve pa drejtësi!”. Banorët kanë vijuar bllokimin e rrugës pavarësisht paralajmërimeve të policisë për penalizime, ndërsa tensionet mbeten të larta.

Operacioni për lirimin e hapësirave publike ka prekur edhe disa prona të banorëve të Thethit, të cilët këmbëngulin se veprimet e ndërmarra në mes të sezonit turistik po dëmtojnë jetesën e tyre dhe imazhin e zonës si një destinacion i rëndësishëm turistik.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme