Sociale 9 Korrik 2025, 08:46 Nga VNA

Nga shtëpia e parë te toka bujqësore, informacioni për taksimin e pronës do hidhet në regjistrin elektronik

Ndaje në Whatsapp
Nga shtëpia e parë te toka bujqësore, informacioni për

Në regjistrin e ri elektronik që bashkitë do të ngrenë me të dhënat për të gjitha taksat dhe tarifat vendore që paguhen sipas kategorive të taksapaguesve, do të përfshijnë të dhëna të reja për taksimi e pasurive të paluajtshme.

Përveç të dhënave që mbahen aktualisht që nga pronarët, sipërfaqja e deri te qëllimi i përdorimit për ndërtesat, truallin urban apo tokën bujqësore, për herë të parë do të përfshihen edhe të dhënat për bashkëpronarët.

Në udhëzimin e publikuar më herët nga Ministria e Financave për krijimin e regjistrave elektronike me të dhënat e taksapaguesve për taksat dhe tarifat e pushtetit vendor, specifikisht për taksën e pasurive të paluajtshme përcaktonte se prej Njësive të Qeverisjes Vendore (NJQV), do të përfshihen të dhëna për llojin e kategorisë të pronës, si: ndërtesë, truall urban apo tokë bujqësore, pronarin, adresën dhe zonën kadastrale të pronës, sipërfaqja në metër katror, lloji i përdorimit për banesë apo për qëllime aktiviteti tregtar etj.

Për të dhënat e pasurive të paluajtshme në Regjistrin Elektronik, Ministria e Financave sqaron se bashkitë do të vijojnë të jenë përgjegjëse vetëm për popullimin dhe përditësimin e tyre, si një detyrim i përcaktuar në ligjin aktual për taksat vendore. “Këto janë edhe sot që flasim si detyrë e njësive të qeverisjes vendore, të parashikuara në Ligjin nr. 9632/2006, për të bërë popullimin e të dhënave. Ato kanë të bëjnë vetëm me popullimin e të dhënave”, pohuan nga Ministria e Financave.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave përcaktonte krijimin dhe përditësimin e regjistrave elektronik nga bashkitë që do të përmbajnë të dhëna për të gjithë taksapaguesit, qofshin individë, të vetëpunësuar apo persona juridikë. Llojet e taksave dhe tarifave vendore, bazën e taksës, nivelin e tyre, sipas kategorive të taksapaguesve, përfshirë të ardhurat e planifikuara dhe të mbledhura, si dhe detyrimet e papaguara. Të paktën 1 herë në vit të dhënat e regjistrit do të raportohen nga bashkitë në Ministrinë e Financave.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive të Shqipërisë Agron Haxhimali thotë se në tërësi krijimi i regjistrit elektronik është një hap i domosdoshëm për të përmirësuar transparencën dhe të ardhurat lokale, përfshirë edhe mirëadminsitrimin e taksës së pasurive të paluajtshme.

“Udhëzimi Nr. 13, datë 25.6.2025 sjell një risi të rëndësishme për njësitë e vetëqeverisjes vendore (NJQV): krijimin e një regjistri elektronik të unifikuar për të gjithë taksapaguesit, përfshirë taksën mbi pasurinë e paluajtshme, tarifat vendore dhe çdo lehtësim apo përjashtim fiskal. Kjo nismë synon të standardizojë mënyrën se si grumbullohen dhe përpunohen të dhënat tatimore në nivel vendor”, pohon ai.

Për sa i përket të dhënave për pasuritë e paluajtshme në regjistrin elektronik, Haxhimali pohon se përveçse pasurohet me element të rinj, siç është deklarimi i bashkëpronarëve krijon një databaze të unifikuar me qëllimin mirëadminsitrimin e taksës.

“Regjistri elektronik i ndihmon NJQV-të të krijojnë një bazë të saktë dhe të përditësuar të pasurive të paluajtshme të tatueshme. Reduktojnë informalitetin dhe evazionin fiskal. Përmirësojnë efikasitetin në evidentimin dhe ndjekjen e detyrimeve të papaguara. Kombinojnë të dhëna të pasurisë me identitetin tatimor të individëve apo bizneseve për politika më të drejta fiskale”.

Por Haxhimali paralajmëron se bashkitë më të vogla përballen me mungesë stafi dhe teknologjie, dhe kanë nevojë për mbështetje nga qeveria qendrore.

“Por në praktikë, sfida qëndron te kapacitetet teknologjik i bashkive, që ndryshojnë ndjeshëm. Mungesa e stafit të specializuar për administrim fiskal dhe IT në bashkitë e vogla. Nevoja për ndërveprim të pandërprerë me regjistra qendrorë si ASHK, DPT, QKB, etj.

Për këtë arsye, zbatimi kërkon mbështetje teknike dhe financiare nga qeveria qendrore, si dhe trajnime të vazhdueshme për administratat vendore. Përfundimisht, regjistri elektronik është një hap i nevojshëm drejt modernizimit të administrimit vendor, dhe nëse zbatohet me kujdes, do të rrisë ndjeshëm efikasitetin, transparencën dhe të ardhurat nga taksa mbi pasurinë”.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive të Shqipërisë rekomandon marrjen parasysh të disa masave për zhvillimin e procesit, si:

1.Ministria e Financave duhet të zhvillojë një platformë kombëtare të unifikuar, të aksesueshme nga të gjitha bashkitë.

2.Të alokohen fonde specifike për dixhitalizimin dhe përditësimin e të dhënave në bashkitë me kapacitete të ulëta.

3.Të krijohen protokolle bashkëpunimi ndërinstitucional për ndarjen automatike të të dhënave (me ASHK, QKB, DPT).

4.Këshillat bashkiakë të kërkojnë raportime periodike mbi gjendjen e regjistrit dhe efektet në të ardhurat vendore./ Monitor

TË DHËNAT PËR TAKSËN MBI PASURINË E PALUAJTSHME (NDËRTESË, TOKË BUJQËSORE DHE/OSE TRUALL URBAN):

Emri, atësia dhe mbiemri i pronarit/ pronarëve;

Datëlindja;

Vendlindja;

Numri Personal i Identifikimit/ose NIPT-i kur pasuria është biznes;

Adresa e pronës/zona fiskale sipas VKM-së (në rastin e pasurisë ndërtesë);

Forma e pronës (publike, private, bashkëpronësi);

Adresa e banimit të pronarit;

Numri i kontaktit/adresë email-i;

Lloji i pasurisë (ndërtesë, tokë bujqësore, truall);

Sipërfaqja në m2 ;

Data e regjistrimit dhe zona kadastrale (nëse është e regjistruar);

Identifikimin si ndërtesë e parë për banim ose tjetër;

Lloji i përdorimit/destinacioni (banesë ose biznes);

Të dhëna për përdoruesin dhe/ose qiramarrësin;

Planimetria e pronës;

Dokument/autorizim përfaqësimi të bashkëpronarëve./MONITOR

Video

Viti 1991. Në Tiranë varfëria ishte ulur këmbëkryq ndërsa fëmijët duket se ishin të vetmit që argëtoheshin. Pamje nga Arkivi Qëndror i Filmit

Zjarr në pyjet mbi fshatin Miras, Devoll Një vatër zjarri është aktivizuar sot në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Miras, në bashkinë Devoll. Sipas informacioneve, në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse, 10 efektivë zjarrfikës si dhe rreth 20 punonjës nga Drejtoria e Shërbimeve dhe sektori i pyjeve. Banorë të zonës i janë bashkuar gjithashtu përpjekjeve për fikjen e zjarrit, i cili deri tani ka përfshirë rreth 5 hektarë me pisha të zeza dhe dushqe të llojit qar. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa flakët po përhapen për shkak të erës së fortë. Fshati më i afërt me zonën e prekur është Sinica, i cili sipas autoriteteve nuk paraqet rrezik të menjëhershëm, por do të mbahet nën monitorim në rast se zjarri merr përmasa më të mëdha.

?Dhjetëra anije dhe mijëra aktivistë po përgatiten të nisen drejt Gazës midis 31 gushtit dhe 4 shtatorit, pjesë e iniciativës së shoqërisë civile Global Sumud Flotilla. ?Qëllimi i tyre është të dërgojnë ndihma humanitare dhe të ushtrojnë presion mbi komunitetin ndërkombëtar për të ndërhyrë ndaj situatës së rëndë në zonë. ✍️Datat dhe portet e nisjes janë të ndryshme: më 31 gusht flota e parë do të niset nga Spanja dhe nga Genova, ndërsa më 4 shtator pjesa tjetër do të niset nga Sicilia, Tunizia dhe Greqia. Të gjitha anijet do të nisen drejt Gazës, duke mbledhur përfaqësues nga shumë vende të botës. https://www.vna.al/bota/flota-global-sumud-drejt-gazes-aktiviste-nga-italia-spanja-tunizia-dhe-greq-i13740

Të shtëna me armë në një shkollë katolike në SHBA, dyshohet se ka disa viktima Të paktën 10 persona janë qëlluar dhe dyshohet se disa prej tyre kanë humbur jetën, pas disa të shtënash me armë zjarri në një shkollë katolike në Minneapolis, Minesota të SHBA-së. Raportet e mediave lokale thonë se dy persona janë vrarë dhe katër janë plagosur rëndë, ndërsa dyshohet se një bombë, mund të jetë vendosur brenda ndërtesës. Incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të së mërkurës kur policia u thirr për raportime për të shtëna në kishë. Dëshmitarët përshkruan një burrë të veshur me të zeza dhe që mbante një pushkë gjahu. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha në një postim se incidenti ndodhi në shkollë, ndërsa mbërriti menjëherë në vendngjarje.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme