Sociale 8 July 2025, 08:28 Nga VNA

Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne

Ndaje në Whatsapp
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne

Thethi, që së fundmi u bë pjesë e zhurmës së rrjetit për shkak të disa ndërtimeve pa leje, është një nga destinacionet me vlerësimet më të mira të turistëve sa i takon natyrës dhe guidave që janë në këtë rajon.

Në Tripadvisor që është një faqe që jep vlerësime mbi destinacione, ture, hotele dhe bar- restorante vlerësimet pozitive për pikat që mund të vizitosh dhe ajo që do të gjesh kanë ardhur në përmirësim.

Ndërkohë që fotoja më domethënëse që shoqëron vlerësimet për destinacionin në Google Review është ajo e Kishës e cila këto ditë qarkulloi më shumë me pamjen e betonizimit dhe shtëpizave të ngritura pa leje që po prishen nga institucionet pasi sipas tyre është shkelur ligji.

Vlerësimet për Thethin dhe Kishën

“Ishte një eksperiencë shumë e mirë . Vendet ku ishim ishin të mahnitshme, Guida ishte shumë i mirë dhe me humor” vlerëson Kristian në një koment të tij në mars të këtij viti.

Lidhur me Kishën vlerësimet janë të shumta dhe të shoqëruara të gjitha me foto. Jorge Gil Ramírez që vizitoi Thethin tre javë më parë thotë se është një vend magjepsës ndërkohë që Kishën e cilëson si një pikë shumë të mirë për të bërë disa foto. Anna një tjetër turiste nënvizon se kjo është ndërtesa më ikonike e Thethit e bukur nga jashtë dhe totalisht e rinovuar nga brenda.

“Një vend i bukur dhe i qetë. Kisha ndodhet në një shesh të bukur të rrethuar nga dy pemë të mëdha. Livadhi është gjithashtu një vend i shkëlqyer për t’u ndalur dhe për të shijuar pamjen. Këtu, vendi ende tregon bukurinë e tij natyrore. Në zonat përreth, ka shumë ndërtime dhe kryesisht është moderne” shprehet Fabian Mayer në një vlerësim të tre javëve më parë.

Mattijs Uitterhoeve që vizitoi Thethin tre javë më parë ka postuar sërish një foto të kishës ku shpreh frikën e tij se ndërtimet mund të lulëzojnë më shumë.

“Një kishë shumë e bukur në një vend shumë të bukur. Kam frikë se gjithçka përreth do të ndërtohet shumë shpejt. Që tani është më pak fotozhenike krahasuaf me atë që kam parë në foto të vjetra” thotë ai.

“Një kishë simpatike në një fshat simpatik. Me rrugën e asfaltuar që të çon në fshat, ky vend ngadalë fillon të tregojë sharmin por dhe po fillon komercializmi”komenton Slawek./ Monitor

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme