Sociale 7 July 2025, 08:23 Nga VNA

Pensionet e pjesshme “shpëtojnë” buxhetin nga kosto e subvencionimeve

Ndaje në Whatsapp
Pensionet e pjesshme “shpëtojnë” buxhetin nga kosto e

Subvencioni i buxhetit për skemën publike të pensioneve po shënon rënie si në vlerë ashtu edhe në përqindjeje të PBB viti pas vitit, duke lehtësuar ndjeshëm buxhetin e shtetit. Në vitin 2024 të ardhurat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore  arritën në 175 miliardë lekë, nga të cilat 139 miliardë ishin hyrje të drejtpërdrejta nga kontributet dhe pjesa tjetër prej 38 miliardë lekësh u mbulua nga buxheti i shtetit si pjesë e detyrimeve ligjore që rrjedhin nga skemat suplementare, skemat e minatorëve, të fshatit dhe të tjera që rrjedhin nga ligji i sigurimeve shoqërore.

Në anën tjetër shpenzimet totale të ISSH-së në vitin 2024 arritën në 188, 626 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare të ISSH-së deficiti që mbulohet nga taksa e tjera të buxhetit të shtetit arriti në 13, 5 miliardë lekë ose 0.5 % të PBB-së, niveli i ulët historik.

Në vitin 2015 subvencioni i skemës së pensioneve ishte 26 miliardë lekë ose 1.82 për qind e PBB-së. Ndërmjet 2015 dhe 2024 subvencioni i buxhetit për skemën e pensioneve është përgjysmuar në vlerë dhe është ulur me shumë se  tre herë në raport me PBB-në (shiko grafikun bashkëngjitur).

Subvencioni i skemës së pensioneve është shuma që jep buxheti i shtetit për të mbuluar deficitin financiar të skemës së sigurimeve shoqërore, përkatësisht të pensioneve. Në terma të thjeshtë, kjo është ndihma financiare që qeveria jep çdo vit, sepse kontributet që paguhen nga të punësuarit dhe punëdhënësit  dhe pagesat e drejtpërdrejta nga skemat suplementare nuk mjaftojnë për të paguar pensionet që u takojnë pensionistëve.

Subvencioni nga buxheti për skemën publike të pensioneve para pandemisë ka qëndruar mbi 27 miliardë lekë çdo vit, megjithatë, që nga viti 2022, vërehet një rënie e ndjeshme, nga 22,9 miliardë lekë në 2022 në 14,6 miliardë lekë në 2023 dhe më tej në 13,5 miliardë lekë në 2024.

Rënia e subvencioneve nga buxheti i shtetit erdhi për dy arsye. E para të ardhurat nga kontributet e drejtpërdrejta janë rritur ndjeshëm vitet e fundit nga rritja e pagës minimale, e pagave në sektori privat dhe në atë publik. Nga 2020 në 2024 të ardhurat nga kontributet e drejtpërdrejta u rriten me 67 për qind, ose 550 milionë euro më shumë.

Nga ana tjetër shpenzimet e skemës u mbajtën nën kontroll megjithë rritjen e numrit të pensionistëve. Prej gati një dekade pensionet e reja të pleqërisë dalin më të ulëta se pensioni mesatar pasi përfituesit nuk arrijnë plotësojnë kriterin kryesor vitet e sigurimit.

Të dhënat tregojnë se, presioni mbi buxhetin e shtetit për subvencionin e skemës së pensioneve është ulur ndjeshëm dhe qeveria ka më shumë hapësira për të shpërndarë bonuse ose për një përqindje rritjeje më shumë se inflacioni./ Monitor

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme