Sociale 7 Korrik 2025, 09:29 Nga VNA

Shqipëria, si laborator i migracionit

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria, si laborator i migracionit

Ilir Gëdeshi dhe Russell King prej dekadash merren me studime demografike kryesisht me fokus emigracionin dhe rikthime si në popullsinë e përgjithshme ashtu edhe në emigracionin e trurit.

Për z. King,  profesor në Universitetin Sussex në Britani, Shqipëria është kthyer në një rast studimor unik për fenomenin e emigrimit masiv.

Pas dekadash izolimi, shqiptarët u përfshinë në një valë të pandalshme emigrimi, të nxitur nga kriza ekonomike, mungesa e perspektivës dhe dëshira për një jetë më të mirë.

Kjo e ka bërë vendin tonë një “laborator” ideal për studiuesit e migracionit, të cilët kanë mundësi të vërejnë forma të ndryshme si emigrimi ekonomik nëpërmjet azilit “brain drain”, migracioni martesor, kthimet e pjesshme dhe lëvizjet e brendshme drejt qendrave urbane.

Zoti Gëdeshi tha se shkaqet mbizotëruese të emigrimit aktualisht mbeten kryesisht ekonomike, varfëri, papunësi dhe pagat më të larta jashtë vendit.

Por gjithashtu po ndikojnë gjithnjë e më shumë faktorë kulturorë dhe shoqërorë si mungesa e besimit në institucionet, korrupsioni dhe dëshira për “një jetë normale”.

Profilet e emigrantëve janë të ndryshme, nga punëtorë me pak kualifikim, te profesionistë të arsimuar, studentë dhe azilkërkues.

Përqindja e “brain drain” është rritur ndjeshëm, rreth 40% e emigrimit në periudhën 2012–2019 përbëhej nga të rinj të diplomuar.

Studiuesit pohojnë se emigracioni shqiptar ka evoluar nga punëtorët e krahut drejt shtresave më të kualifikuara dhe të reja. Gjermania, SHBA dhe Britania janë bërë destinacionet më të preferuara, në vend të Italisë dhe Greqisë.

Gjithashtu është rritur dëshira për arsim dhe trajnim jashtë vendit, sidomos në radhët e të rinjve 18–40 vjeç.

Nga një këndvështrim, studiuesit kanë vënë re se në njëfarë mënyre emigracioni ul tensionet sociale dhe papunësinë dhe rrit rezervat valutore nëpërmjet remitancave.

Por sipas tyre, efektet negative janë shumë herë më të mëdha. Emigrimi po ndikon në thellimin e pabarazive rajonale dhe sociale.

Vetëm një pjesë e vogël e emigrantëve kthehen në Shqipëri. Kthimet janë më të zakonshme në rastin e azilkërkuesve të refuzuar apo të prekur nga krizat në vendet pritëse.

Ndërkohë, shumica që jetojnë jashtë mbajnë lidhje të forta me Shqipërinë, por nuk planifikojnë kthim për shkak të mungesës së kushteve të favorshme.

Sondazhet tregojnë se vetëm 17% e diasporës shkencore dhe 15% e mjekëve duan të kthehen. Shumica përmendin si pengesa mungesën e stabilitetit politik dhe ekonomik, korrupsionin, mungesën e meritokracisë dhe infrastrukturën e dobët.

Ata që kthehen shpesh ndihen si të huaj në vendin e tyre. Studiuesit kanë vënë re se Shqipëria perceptohet si më individualiste dhe më pak komunitare se më parë.

Të kthyerit përballen me korrupsion, burokraci, informalitet dhe sfida për të ndërtuar biznese, ndërkohë që zonat rurale boshatisen e Tirana mbingarkohet nga ndërtimet.

Z. Gëdeshi tha se zgjidhjet kërkojnë reforma të thella dhe strategji të synuara.

Ndër më kryesoret është rritja e nivelit ekonomik dhe e cilësisë së punës, rritja e besimit tek institucionet dhe lufta kundër korrupsionit.

Ata rekomandojnë politika aktive për kthimin e të kualifikuarve, duke krijuar databaza të specializuara që mundësojnë lidhje me tregun vendas.

Studiuesit mendojnë se, perspektiva për kthim masiv mbetet e ulët për sa kohë mungojnë reformat reale dhe çmimet rriten më shpejt se pagat.

Nëse Shqipëria synon të kalojë nga eksodi në rikthim, ky ndryshim kërkon më shumë se thjesht politika, kërkon besim të rifituar në të ardhmen e vendit./Monitor

Video

Kur i vë vulën rivales së Sali Berishës.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Partizani”, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje. Në hyrje të gjykatës, Balla deklaroi se “sot është një ditë e madhe për drejtësinë”. Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë.

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme