Sociale 7 Korrik 2025, 15:10 Nga VNA

‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve

Ndaje në Whatsapp
‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e

Kur e bija u sëmur nga bajamet në mesin e qershorit, Luljeta e çoi recetën e mjekut tek të afërmit e saj në Itali, por nuk i mori dot medikamentet që i nevojiteshin. Gruaja [emri u ndryshua me kërkesë të saj] i tha BIRN se farmacistja italiane kishte mbetur e befasuar, pasi në recetë ishte shënuar vetëm emri tregtar i medikamentit dhe jo ai xhenerik.

“Farmacistja kërkoi gjithashtu të dinte peshën e fëmijës, kohëzgjatjen e mjekimit dhe mënyrën e marrjes së tij, të cilat nuk ishin shënuar,” tha ajo duke shpjeguar refuzimin.

Në fakt, receta që vuri në dispozicion Luljeta përshkruante Augumentin dhe Zyrtec – të dyja marka tregtare që përdoren respektivisht për antibiotikun Amoxicillin + Acid Clavulanic si dhe për medikamentin kundër alergjisë, Cetirizine.

Ky nuk është një rast i izoluar.

BIRN analizoi në disa farmaci në Tiranë me dhjetra receta dhe gjeti mes tyre një numër të madh përshkrimesh të emrave tregtarë ose të emrave tregtarë të shoqëruar me principalin nga ana e mjekëve. Përshkrimi i emrave tregtarë të medikamenteve në recetat e mjekëve është një praktikë e gjithëpërhapur në Shqipëri, e cila buron sipas ekspertëve nga lidhjet e shkurtra dhe klienteliste mes mjekëve dhe kompanive farmaceutike dhe lehtësohet nga paqartësitë në legjislacion.

Sipas nenit 52 të ligjit “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, mjekët janë të detyruar që të lëshojnë recetë mjekësore sipas emrit të principit aktiv vetëm për listën e barnave të rimbursueshme. Ndërkohë, një rregullore e re për të standardizuar lëshimin e recetave mjekësore nuk është finalizuar ende nga Ministria e Shëndetësisë.

Mjeku epidemiolog, , njëherazi pjesë e Partisë Demokratike në opozitë, i tha BIRN se ndërsa legjislacioni krijon hapësira për abuzime, nga kjo situatë përfitojnë mjekët dhe kompanitë farmaceutike në dëm të pacientëve.

“Ka grupe të posaçme nga grupet tregtare të cilët shkojnë në çdo farmaci për të kontrolluar nëse mjekët i kanë vendosur në recetë medikamentet e premtuara. Grupet verifikojnë rast pas rasti, ka mjekë që bashkëpunojnë për interesa përfitimi,” tha Alimehmeti.

Përshkrimi i recetave sipas emrit tregtar krijon shqetësime edhe për Urdhrin e Farmacistëve.

Kreu i Urdhrit, i tha BIRN se së bashku me Urdhrin e Mjekut dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë po përpiqeshin ta korrektonin këtë problem përmes një rregulloreje të hartuar në fund të vitit 2024.

Goma thotë se rregullorja është në proces finalizimi nga Ministria e Shëndetësisë.

Njësoj si Alimehmeti, edhe Goma thotë se një pjesë e mjekëve udhëhiqen nga interesi i tyre financiar gjatë plotësimit të recetës për pacientët – një situatë që sipas tij mund të sjellë gabime dhe pasoja për shëndetin e popullatës.

“Mjekët shumë herë shënojnë në recetë barna me emërtim tregtar për arsye interesi, përfitimi të paligjshëm, pasi paguhen nga kompanitë që i importojnë si dhe nga farmacitë që i tregtojnë, duke ndikuar në konkurrencën e ndershme,” tha Goma, ndërsa shtoi se ky fenomen hasej më shumë te suplementet.

Por ai shtoi se kjo praktikë ka sjellë edhe probleme të tjera për pacientët.

“Shumë herë mjekët përshkruajnë barna që nuk qarkullojnë ligjërisht në Shqipëri, duke i detyruar pasientët t’i blejnë jashtë ose në farmaci që i mbajnë ato në mënyrë të jashtëligjshme,” theksoi kreu i Urdhrit të Farmacistëve.

I pyetur nga BIRN, kreu i Urdhrit të Mjekëve, e konsideroi problematikën të tejkaluar.

“Është zgjidhur tashmë, është diskutuar dhe dokumenti është në ministri,” tha Brahimaj duke iu referuar rregullores për recetën.

Modeli i recetës së propozuar parashikon që mjekët të përshkruajnë emrin xhenerik të medikamentit, dozën e rekomanduar, mënyrën e marrjes së tij si dhe kohëzgjatjen e terapisë, paralelisht me të dhënat e pacientit.

Megjithatë, rregullorja konsiderohet një masë e ndërmjetme deri në realizimin e premtimit për aplikimin e recetës elektronike.

Receta elektronike është një dokument mjekësor elektronik që përmban të dhënat e barnave të përshkruara për një pacient nga mjeku, dhe është e aksesueshme drejtpërdrejt nga farmacisti përmes një sistemi elektronik.

Sipas Gomës nga , kjo do të reduktonte gabimet mjekësore, do të shmangte lidhjet klienteliste si dhe do të evitonte përshkrimin e barnave kontrabandë.

Edhe mjeku Alimehmeti bie dakord se receta elektronike do të zgjidhte shumë nga problemet e tregut farmaceutik.

“Receta elektronike është zgjidhje,” tha ai, ndërsa shtoi se produktet farmaceutike duhet të jenë online dhe mjeku të zgjedhë nga një listë e përcaktuar emrin e medikamentit./Reporter.al

Video

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Protestat e kamionistëve do të ndikojnë qarkullimin kufitar nga 26 janari. Automjetet e transportit të mallrave do të ndalohen të hyjnë dhe të dalin nga pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: hyrja bllokohet nga mesnata, ndërsa dalja nga ora 12:00. Po ashtu, nga ora 11:30 e 26 janarit nis një grevë 48-orëshe e Shoqatës së Kamionistëve të Malit të Zi, duke ndaluar qarkullimin e kamionëve nga Shqipëria drejt këtij vendi. Në akset drejt kufirit me Malin e Zi do të lejohen vetëm automjete të vogla, autobusë, mjete emergjence dhe transport pasagjerësh. Përjashtim nga ndalimi bëjnë kamionët që transportojnë ilaçe dhe bagëti, ndërsa qarkullimi i automjeteve të udhëtarëve vijon normalisht. Protesta zhvillohet për shkak të kërkesave të kamionistëve për lehtësira fiskale, përmirësim të kushteve në dogana dhe kundërshtim të kufizimeve të punës së shoferëve në zonën Shengen.

Në rrugët e qyteteve të Kinës patrullojnë robotë që mbikëqyrin trafikun. Kina është vendi më i përparuar në botë!

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme