Sociale 8 July 2025, 11:09 Nga VNA

Nga Dukati në Lurë, zjarret përfshijnë masivet pyjore, vështirësi për helikopterët

Ndaje në Whatsapp
Nga Dukati në Lurë, zjarret përfshijnë masivet pyjore,

Nga Dukati në Lurë, zjarret përfshijnë masivet pyjore, vështirësi për helikopterët

Zjarr në malin Vastak në fshatin në Dukat të Vlorës, duke rrezikuar Parkun e Llogarasë. Digjen mbi 160 hektarë pyje dhe bimësi.

Ditën e djeshme pati ndërhyrje nga ajri me helikopterin 'Cougar', flakët nuk u arritën që të viheshin nën kontroll.

Sot, në orët e para të mëngjesit, janë nisur një grup tjetër pune zjarrfikësish, inspektorësh të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.

Ndërkohë që edhe një masiv pyjor në Parkun Kombëtar të Lurës, në qarkun e Dibrës, është përfshirë nga flakët këtë të martë, duke rrezikuar seriozisht zonën natyrore pranë Liqenit të Luleve.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erërave të forta, të cilat po përhapin me shpejtësi vatrat në një terren të thyer malor, duke vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen nga toka.

Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, por për shkak të aksesit të kufizuar dhe natyrës së vështirë të terrenit, operacioni për shuarjen e flakëve paraqitet i vështirë.

Pritet ndërhyrje nga ajri me helikopter, për të lokalizuar dhe neutralizuar zjarrin.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme