Sociale 9 July 2025, 13:14 Nga VNA

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Shqiptarët mbahen me orë të tëra në autobus pa ajër, fëmijët shpërthejnë në lot

Ndaje në Whatsapp
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Shqiptarët mbahen me orë

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Beogradit, ku dhjetëra shtetas shqiptarë janë mbajtur për më shumë se një orë e gjysmë të mbyllur brenda një autobusi pa kondicioner dhe pa drita nga autoritetet serbe, duke përjetuar momente paniku dhe torturë psikologjike.

Ngjarja është denoncuar mëngjesin e sotëm nga gazetari Blendi Fevziu, i cili publikoi dëshminë e një qytetari shqiptar të identifikuar si Orlando, që kishte zgjedhur të udhëtonte me linjën “Air Serbia” nga Beogradi drejt Shqipërisë.

Sipas dëshmisë, qytetarët shqiptarë, mes tyre fëmijë dhe gra, janë mbajtur të mbyllur në një autobus pa ajrim dhe hapësirë për të marrë frymë, ndërsa policia serbe dhe shoferi i autobusit qëndronin përballë duke parë pa ndërhyrë, pavarësisht thirrjeve për ndihmë.

“Kemi pritur më shumë se 1 orë e 20 minuta me dyer të mbyllura në një autobus plot me njerëz. Fillova nga paniku të hapja dritaret e sipërme të autobusit, por për shkak të temperaturave dhe turmës ishte e pamundur të merrje ajër. Fëmijët qanin, njerëzit filluan të qellonin xhamat me grushta, duke shpresuar se dikush do të na dëgjonte. Pamja më ç’njerëzore ishte kur policia dhe shoferi na shihnin ndërsa ne kërkonim ndihmë, por nuk bënin asgjë”, ka treguar një qytetare shqiptare.

Në një moment, vajza e saj 13-vjeçare mori pajisjen e emergjencës për thyerjen e xhamave dhe theu xhamin e derës, duke u dhënë mundësinë pasagjerëve të merrnin frymë pas një kohe të gjatë torture.

Por sipas denoncimit, skandali nuk mbaroi me kaq. Pas mbajtjes brutale në autobus, shqiptarët janë përballur me të njëjtën situatë edhe brenda avionit të “Air Serbia”, ku janë mbajtur sërish për një kohë të gjatë me dyer të mbyllura pa ajër, duke përjetuar ankth dhe frikë.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme